Categories: kosovë

Donika Gërvalla i përgjigjet kërkesës për dorëheqje dhe akuzave për lidhje me Specialen

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është pyetur gjatë një konference për media për kërkesën e protestuesve dhe opozitës që ajo të largohet nga detyra, si edhe për akuzat që e lidhin me bashkëpunim me Gjykatën Speciale.

Të lidhura

None found

Gërvalla i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë raport me UNMIK-un, EULEX-in apo Gjykatën Speciale, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

Ajo tha se këto deklarata janë përsëritur aq shumë sa janë bërë të mërzitshme, pasi i ka sqaruar disa herë. Sipas saj, nuk ekziston asnjë pikë takimi me UNMIK-un, EULEX-in apo Gjykatën Speciale. Gërvalla shtoi se duhet pritur edhe pak, pasi aktgjykimi pritet të publikohet së shpejti dhe atëherë faktet do të bëhen të qarta.

Ministrja deklaroi se pret që personat të cilët, sipas saj, e kanë etiketuar dhe akuzuar, t’i shohin faktet pasi të publikohet aktgjykimi.

Lidhur me kritikat për mungesën e reagimit të saj pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gërvalla tha se Ministria e Drejtësisë po përgatitet për veprimet e radhës.

Ajo mohoi të ketë qëndruar e heshtur për këtë çështje. Sipas Gërvallës, Kryeministri ka bërë një deklaratë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa ajo dhe ekipi i saj kanë nisur punën që nga dita e parë për t’u përgatitur për betejën ligjore.

Gërvalla theksoi se çështja e Gjykatës Speciale duhet trajtuar si një proces juridik dhe jo si një betejë deklaratash në media.

Ministrja pranoi se Qeveria mund të bëjë më shumë në këtë proces. Ajo tha se aktualisht po shqyrtohen dhe analizohen të gjitha rrethanat, në mënyrë që secili zyrtar, brenda pozitës dhe përgjegjësisë së tij, ta kryejë detyrën me ndershmëri dhe azhurnitet.

E pyetur nëse ka menduar të japë dorëheqjen pas kërkesës së protestuesve, Gërvalla u përgjigj se çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të kërkojë largimin e një ministri.

Ajo nënvizoi se kjo është e drejtë e garantuar në një shtet demokratik dhe shtoi se nuk dëshiron ta komentojë kërkesën për dorëheqje. Gërvalla tha gjithashtu se nuk është në kompetencën e saj t’ia imponojë dikujt dorëheqjen, por as t’ia mohojë askujt të drejtën për të shprehur mendimin.

të fundit

Fitorja ndaj Irlandës e ngjit Kosovën në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës është ngritur një pozitë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s pas fitores ndaj Irlandës.“Dardanët” morën tre pikë…

2 minutes ago

Rama nga Nju Jorku: Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden, mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin

Një deklaratë e papritur dhe me tone të forta e Kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku ka tërhequr vëmendjen, pasi…

3 minutes ago

Aksion policor në lokalet e Shkupit, ndalohen tetë persona

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në disa lokale në Shkup ka përfunduar me tetë persona të privuar nga…

12 minutes ago

Përkujtohet 28-vjetori i Masakrës së Gollubovcit, Krasniqi: Autorët e krimeve ende të lirë, ndërsa dënohen çlirimtarët

Sot u shënua 28-vjetori i Masakrës së Gollubovcit, një nga ngjarjet më të rënda të vitit 1998 në Komunën e…

13 minutes ago

Qeveria e Kosovës miraton projektligje për drejtësinë, energjinë dhe konfiskimin e pasurisë

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet…

23 minutes ago

E rëndë në Durrës/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë, humb jetën 28-vjeçari filipinez

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve të…

24 minutes ago