Reperi i njohur me origjinë greke, Mad Clip, ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë. Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.
Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos. Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.
Mad Clip po kthehej në shtëpi nga dasma e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje.
Ndërsa së fundmi, ka qenë Morena Taraku, ajo e cila ka reaguar e tronditur për ndarjen nga jeta të reperit të njohur grek.
Ajoka publikuar në rrjetet sociale foto të reperit krahas së cilës ka treguar se kanë pasur plane të përbashkëta muzikore për një projekt që fatkeqësisht është lënë përgjysmë.
“Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jonë mbeti…”, ka shkruar këngëtarja.
Orlando Bloom thuhet se e puthi Kim Kardashian në dasmën e Jeff Bezos. Sipas Daily Mail, sensacioni i aktrimit, i…
SPAK ka publikuar emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës, për zgjedhjen e Drejtorit…
Pas ditëlindjes së DJ PM, mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, ndezi dyshime në rrjete sociale mbi…
Ditën e sotme më 26 qershor 2025, në orën 13:51 një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, u regjistrua…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta. Presidenti…
Këtë të enjte, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë një lajm të trishtë, pasi…