Demokracia në Veprim ka vlerësuar se me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 është përmbyllur një proces që, në përgjithësi, është zhvilluar i qetë, konkurrues dhe i rregullt.
None found
Në një komunikatë për media, thuhet se këto zgjedhje janë mbajtur në një situatë politike të pazakontë, pas disa proceseve zgjedhore të zhvilluara brenda një kohe të shkurtër.
Sipas njoftimit, kjo situatë është reflektuar në lodhjen e elektoratit, në një fushatë më pak intensive dhe në një pjesëmarrje më të ulët në votime. Megjithatë, theksohet se procesi nuk është shoqëruar me incidente apo parregullsi që do të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Po ashtu, administrimi i tyre vlerësohet si përgjithësisht profesional, ndërsa publikimi i rezultateve, numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, trajtimi i votave jashtë Kosovës dhe shqyrtimi i ankesave janë zhvilluar pa tensione të mëdha dhe pa vonesa që do të dëmtonin besueshmërinë e procesit.
Megjithatë, DNV thekson se edhe këto zgjedhje kanë nxjerrë sërish në pah disa probleme që Kosova po i bart nga një proces zgjedhor te tjetri. Mes tyre përmenden mungesa e rregullimit të parafushatës, dëmtimi i barazisë së garës zgjedhore nga vendimet ekzekutive, mungesa e transparencës së mjaftueshme në financimin e subjekteve politike gjatë zgjedhjeve, veçanërisht në hapësirën digjitale dhe nga kandidatët, vështirësitë e votuesve për të gjetur vendvotimin, qasja e kufizuar për personat me aftësi të kufizuara, si dhe sfidat që lidhen me votat preferenciale dhe votimin jashtë Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se DnV është në fazën e finalizimit të raporteve përfundimtare të vëzhgimit për këto zgjedhje, të cilat pritet të publikohen në javët në vijim. Raporti, sipas tyre, do të përfshijë gjetjet e plota mbi procesin zgjedhor dhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse. Po ashtu, DnV i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që, pas konstituimit, reformën zgjedhore ta rendisë ndër prioritetet e para. Njëherazi, kërkohet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, institucionet e drejtësisë, komunat dhe institucionet e tjera të përfshira në proces t’i trajtojnë me seriozitet rekomandimet dhe t’i shndërrojnë ato në veprime konkrete.
Sipas njoftimit, reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe e mbështetur në përvojën konkrete të cikleve të fundit zgjedhore. Ajo, thuhet më tej, duhet të trajtojë jo vetëm aspektet teknike të administrimit, por edhe elementet më të gjera të sistemit zgjedhor që ndikojnë në përfaqësim, barazi të garës, besim publik dhe funksionalitet institucional.
Ari Bajgora po vazhdon të bëjë emër në Norvegji me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Së fundmi ai performoi para rreth…
Don Xhoni ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij muzikore, duke u renditur mes artistëve me…
Policia e Maqedonisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, oficerët e policisë kanë ndaluar 28…
Agon Bytyqi do të jetë zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera. Lajmi u…
Komandanti i KFOR, gjeneralmajori turk Ozkan Uutash e ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e…
Botërori 2026 ka dhuruar spektakël të pandërprerë në Amerikën e Veriut, por këtë të mërkurë (8 korrik) tifozët nuk do…