kosovë

Dinari, zbardhet shpjegimi i Kurtit për ambasadorët: Serbët kanë llogari bankare në euro

Mediat në Kosovë kanë zbardhur detaje nga takimi që kryeministri Albin Kurti pati me ambasadorët e Quintit, ku u diskutua gjendja në vend, strukturat paralele serbe si dhe rregullorja e re e Bankës Qendrore, që ka shqetësuar ndërkombëtarët.

Sipas Kurti, afro 40.000 serbë kanë llogari bankare në bankat e licencuara në Kosovë, ku marrin pensione apo paga nga Kosova. Rregullorja e BQK-së, siç tha Kurti, do të mundësojë marrjen e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë “si formë e transfertave në këto llogari bankare” dhe, sipas tij, dinari serb mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, kursim në llogari bankare dhe të këmbehet në pikat e këmbimit të licencuara.

“Pra, nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare anembanë vendit, vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jo-bankare dhe katër degë të bankave komerciale”, ishte argumenti i tij. Dokumentet që ai i paraqiti ambasadorëve tregonin se qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë një llogari bankare në euro në një institucion të licencuar, pasi ata tashmë i marrin pensionet, asistencën sociale, përfitimet e fëmijëve dhe pagat nga Thesari i Kosovës, në euro, në llogaritë e tyre bankare. Sipas kreut të Qeverisë, pagesat e marra nga Serbia për shumicën e këtyre familjeve janë burimi i dytë i të ardhurave, krahas asaj që marrin nga Thesari i Kosovës.

Në dokumentet e publikuara nga RTK live, ai po kështu ka paraqitur funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës, për të cilat siç tha, cenojnë rëndë rendin juridiko-kushtetues. Kurti insistoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara në Kuvendin e saj, marrëveshjet me Serbinë dhe Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikojnë krijimin ose funksionimin e sistemit ilegal apo komunave të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

të fundit

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave, raportohet për mbi 70 të plagosur

Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” e cilësoi , aksidentin hekurudhor që…

23 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 19 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…

33 minutes ago

Rënia e euros nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale/ Fasoneria, mes konsolidimit dhe presionit të kostove në 2026

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve…

54 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit 19 Janar 2026

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më…

1 hour ago

Horoskopi 19 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, mund të ndjeni një nevojë të…

9 hours ago

Miliarderët parisienë nuk heqin dorë nga Asllani, tundojnë Interin me një propozim të ri

Kristjan Asllani ka dy javë kohë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij, për të mos…

9 hours ago