Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka marrë një vendim për kufizimin e përkohshëm të lëvizjes së automjeteve për transport mallrash me masë totale mbi 20 tonë, me synimin për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të shtuar sigurinë në komunikacion gjatë ditëve me temperatura të larta.
None found
Në një postim në Facebook, ai njoftoi se vendimi përcakton qartë temperaturat dhe oraret kur këto kufizime do të hyjnë në fuqi.
“Sot kam marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion”, ka shkruar Basha.
Sipas tij, në autoudhë masa do të zbatohet në ato ditë kur temperatura maksimale e parashikuar arrin 32 gradë Celsius ose më shumë, në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:30.
“Në autoudhë, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 32°C ose më e lartë, në intervalin 11:00–17:30”, ka bërë të ditur ai.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kufizimi do të vlejë në ditët kur temperatura maksimale e parashikuar shkon në 35 gradë Celsius ose më lart, po në të njëjtin orar, nga 11:00 deri në 17:30.
“Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 35°C ose më e lartë, po ashtu në intervalin 11:00–17:30”, ka theksuar Basha.
Ai ka shtuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të publikojë çdo ditë, pas orës 16:00, njoftimin zyrtar për të bërë të ditur nëse kufizimet do të zbatohen apo jo për ditën pasuese, duke u mbështetur në parashikimet më të fundit të Institutit Meteorologjik të Kosovës.
“Ky vendim synon mbrojtjen e rrugëve nga dëmtimet që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe ngarkesat e rënda, duke garantuar njëkohësisht siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka deklaruar ministri në detyrë.
Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi se administrata amerikane mund të kryejë sulme të tjera kundër Iranit, duke…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën shqiptare se po pengon funksionimin e institucioneve demokratike dhe…
Policia e Maqedonisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, oficerët e policisë kanë ndaluar 28…
Agon Bytyqi do të jetë zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera. Lajmi u…
Arsenali është pranë finalizimit të dy transferimeve që mund të ndikojnë ndjeshëm në vazhdimin e afatit kalimtar veror.Deri më tani,…
Një ngjarje me armë është regjistruar në një shkollë të mesme në Bavari të Gjermanisë, duke lënë pas disa të…