Categories: kosovë

Dibran Hoxha ngre dyshime për mashtrim me importin e naftës: Sipas tij, kështu dyshohet se vepronte skema

Pas aksionit të zhvilluar sot nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës në më shumë se 40 lokacione, ka reaguar analisti Dibran Hoxha, i cili tha se hetimet për skemën e dyshuar të shpëlarjes së parave përmes importit të naftës duket se po shkojnë drejt një epilogu.

Hoxha pretendon se mekanizmi i dyshuar funksiononte në atë mënyrë që nafta regjistrohej në dokumente si import për Kosovën, por në fakt shkarkohej në Shqipëri dhe më pas tregtohej në tregun e zi. Sipas pretendimeve të tij, më pas cisternat mbusheshin me ujë dhe hynin në Kosovë për të fshehur gjurmët.

Të lidhura

None found

Ai thekson gjithashtu se në një fazë të hershme ishte përmendur edhe kompania Exfis, por sipas tij kjo ishte bërë padrejtësisht. Hoxha shton se mbetet të sqarohet nga hetimet zyrtare se cilat kompani do të rezultojnë të përfshira.

Postimi i Hoxhës:

Skema kriminale e shpërlarjes së parave përmes importit të naftës paska nisë me marr epilog meqë Prokuroria dhe Policia e Kosovës sot paskan zhvillu aksion në 40 lokacione brenda vendit për me zbulu këtë skemë.

Si ka funksionu skema?

Tonelata naftë të ngarkume për import për në Kosovë, me rrugë tranzit Shqipninë, po figuronin muaj pas muaji si naftë që po futej në vend për nevoja të tregut.

Meqë Shqipnia e ka më të shtrenjt TVSH-në e akcizën për naftë, një ose disa konpani importuese e kishin gjet ni formulë manipulimi.

1. Nafta përmes dokumentacionit figuronte që do importohej në Kosovë.

2. Nafta shkarkohej në Shqipni dhe shpërndahej në tregun e zi të naftës.

3. Cicternat mbusheshin me ujë dhe futeshin në Kosovë, me qëllim të mbulimit të krimit.

Skema nisi me u bo e dyshimtë kur stoqet e kompanive të naftës nuk po mundeshin ma me arsyetu naftën e pretendume të importume, se nevoja e tregut nuk ishte aq e madhe.

Ky lajm ka nisë me qarkullu para disa muje në Kosovë. Niher, po duket padrejtësisht, u përmend Exfis-i si pjesëmarrës i kësaj skeme. Por, kur gazetarët “profesionistë” morën informacione se të kujt janë kamionat e zënë me mashtrim, nisën me i shti vesht në lesh.

Sot, duke e pa cili portal po i qet e po i hjek lajmet e këtij krimi ekonimik (shifra milionësh) gjasat janë që njana prej kompanieve ma të mëdha petrole me pas bajrakun e kësaj skeme.

Te shohim. 😉

të fundit

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

15 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

19 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

48 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

1 hour ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

2 hours ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

3 hours ago