Në Nju-Jork, pas takimeve të veçanta të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, procesi i normalizimit dhe dialogu ndërmjet dy vendeve janë kthyer sërish në fokus të rëndësishëm ndërkombëtar.
None found
Kallas theksoi se avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve duhet të shkojë paralelisht me integrimin evropian, duke nënvizuar se marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme për t’u zbatuar.
“Rruga drejt BE-së dhe përparimi në normalizim duhet të ecin së bashku. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja, në veçanti ajo e Ohrit, janë ligjërisht të obligueshme”, deklaroi ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do të vijojë rolin e ndërmjetësuesit neutral, por se vullneti politik në Prishtinë dhe Beograd nuk mund të zëvendësohet nga ky ndërmjetësim.
Profesori Kolë Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se BE-ja synon që dialogu të kalojë nga fjalët në vepra konkrete. Sipas tij, të dyja palët kanë përgjegjësi: Serbia duhet të përmbushë angazhimet e veta, ndërsa Kosova detyrimet ndaj komunitetit serb në përputhje me Kushtetutën.
Ai e interpretoi mesazhin e Kallas si një thirrje që bisedimet të mos mbeten thjesht formale dhe të mos kufizohen vetëm në deklarata politike, por të çojnë në zbatim real të marrëveshjeve. BE-ja, theksoi ai, po e lidh përparimin në normalizim me rrugën evropiane të të dy shteteve, një lidhje e parashikuar edhe në Aneksin e Zbatimit të rënë dakord në Ohër.
“Kërkesa për vullnet politik i drejtohet të dyja palëve, por përgjegjësia e secilës duhet vlerësuar sipas detyrimeve të marra. Serbia duhet të ndalë pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të zbatojë angazhimet e tjera. Kosova duhet të përmbushë detyrimet ndaj komunitetit serb përmes institucioneve të veta dhe në përputhje me Kushtetutën. Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit përcakton detyrime për të dyja palët dhe konfirmon vlefshmërinë e marrëveshjeve të mëparshme”, shtoi Krasniqi.
Profesori shtoi se takimet e Kallas mund t’i japin një impuls të ri dialogut, por suksesi varet nga zbatimi konkret dhe një vlerësim i paanshëm i detyrimeve të secilës palë. Ai theksoi se për Kosovën është thelbësore pjesëmarrja aktive dhe kërkimi i zbatimit të plotë e reciprok. Një përparim i tillë, sipas tij, do të ndikonte pozitivisht në sigurinë e vendit, marrëdhëniet me partnerët evropianë dhe rrugën drejt integrimit në BE. Në të kundërt, takimet rrezikojnë të mos sjellin rezultate të qëndrueshme.
Ndërsa analisti Artan Nimani vlerësoi se takimet e Kallas me Kurtin dhe Vuçiqin mund të hapin një fazë të re diplomatike, por nuk garantojnë përparim automatik. Ai nënvizoi se mesazhi i Brukselit kërkon një lexim në një kontekst më të gjerë politik, ku BE-ja pret vullnet politik nga Prishtina dhe Beogradi për të zbatuar marrëveshjet dhe për të lidhur normalizimin më ngushtë me rrugën evropiane.
Megjithatë, Nimani tërhoqi vëmendjen mbi një çështje edhe më urgjente për Kosovën. Pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Gjykatën Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan, sipas tij, me motive politike e jo ligjore, ai mendon se prioritet i Qeverisë, Kuvendit dhe gjithë spektrit politik duhet të jetë trajtimi institucional dhe juridik i pasojave të këtij vendimi. Gjykata i shpalli fajtorë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin për disa vepra penale të luftës dhe u dha dënime të ndryshme me burgim.
Ai theksoi nevojën për një koordinim të brendshëm politik dhe institucional për të analizuar aktgjykimin, për të mbështetur proceset e mëtejshme juridike dhe për të vlerësuar pasojat politike e shtetërore. Kjo, sipas tij, nuk përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës, por një përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e interesit shtetëror dhe për të garantuar që Kosova të mos përballet e përçarë me zhvillimet e ardhshme.
Për këtë arsye, Nimani paralajmëroi se nëse hapet një dinamikë e re në dialogun me Serbinë, ajo duhet trajtuar me kujdes të shtuar, pasi një Kosovë e përçarë dhe e paqartë për orientimin e brendshëm hyn në negociata nga një pozitë e dobët. Urgjenca e parë, theksoi ai, është forcimi i unitetit institucional dhe politik, informimi i qytetarëve dhe përcaktimi i një qëndrimi të përbashkët për pasojat e aktgjykimit.
Në fund, Nimani i bëri thirrje kryeministrit Kurti, Qeverisë dhe Kuvendit që të krijojnë një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror përpara çdo zhvillimi të ri në dialog. Ai e cilësoi këtë si një urgjencë kombëtare, duke shtuar se dialogu me Serbinë nuk mund të injorohet, por as të zhvillohet sikur në Kosovë nuk ka ndodhur një zhvillim me peshë të jashtëzakonshme politike dhe juridike. Para çdo dinamike të re, Kosova duhet të qartësojë pozicionin e saj të brendshëm dhe të hyjë në procese me institucione të koordinuara dhe një qëndrim të qartë shtetëror.
Policia e Tiranës ka zhvilluar një plan të posaçëm kontrollesh për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.…
Eurodeputeti kroat nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Stier, ka deklaruar në emisionin "Romano Bolkoviq – 1 na 1"…
Dinamo CityPara disa minutash, klubi i Dinamos ka zyrtarizuar rinovimin me mbrojtësin e krahut, Bekim Maliqi [...]Read More...
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku ka folur për…
Shefi i EULEX-it, Antero Lopez, e ka cilësuar Shërbimin Korrektues të Kosovës lider në rajon dhe shembull për shumë shtete…
Sekretari i Thesarit Scott Bessent njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina e kanë zgjatur përsëri armëpushimin tregtar, duke vendosur…