Pesë armë janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku.
Gazeta Express ka mësuar nga burime të besueshme se policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.
Sipas burimeve “Prifti e ka thirrur policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.
Përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Veton Elshani nga policia e Mitrovicës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hapur samitin e G20 në Atlanta të SHBA-së, ku pjesëmarrës është edhe ministri…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në studion e News24 protestat e studentëve, duke ngritur akuza për dhunën e ushtruar nga…
Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimin e protestës së studentëve dhe reagimin e Policisë së Shtetit, gjatë një interviste në…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas ngjarjes tragjike në…
Letra e dy kongresmenëve republikanë amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ka rikthyer…