Pesë armë janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku.
Gazeta Express ka mësuar nga burime të besueshme se policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.
Sipas burimeve “Prifti e ka thirrur policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.
Përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Veton Elshani nga policia e Mitrovicës.
Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…
Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…
Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK,…
Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…