kosovë

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës më të lartë të vendit që i detyron ata të formojnë institucionin ligjvënës më së largu deri më 26 korrik.

Vazhdimi i seancës konstituive që u mbajt në vonesë në mbrëmje pas një alarmi të rrejshëm për bombë – zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të hënën, më 5 korrik.

Kjo është hera e 42-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.

Për dallim nga grumbullimet e kaluara, në takimin e sotëm të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Ky dështim i radhës vjen pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.

Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet.

Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s’e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.

Seanca e thirrur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Prej kohësh, partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.

Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit po soset.

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues.

Ai theksoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare Ndërkohë, ditë më parë, PDK dhe LDK iu kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këmbëngulësinë e Deharit, i cili vjen nga LVV, për të kaluar nga votimi i hapur në votim të fshehtë për kryeparlamentar.

Ato kanë argumentuar se ai po e “shkel” Kushtetutën duke e bërë këtë. Vetëvendosje e mohon këtë.

Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

të fundit

Horoskopi 6 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për…

7 hours ago

“Do rikthej lirinë tuaj”, Elon Musk sfidon Donald Trump, themelon “Partinë Amerikane”: E duan qytetarët

"Paria Amerikane". Kështu quhet partia politike e miliarderit Elon Musk i cili duket se po sfidon Presidentin e SHBA, Donald…

7 hours ago

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

Në një aktivitet të qeverisë kryeministri Mickoski tha se është koha për një shtet ku më shumë të rinj të…

7 hours ago

Lufta në Ukrainë, gjenerali ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse

Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, paralajmëroi të shtunën për mundësi të një ofensive të re ruse në rajonin e…

7 hours ago

Tragjedi në alpet austriake, rrëzohet avioni i vogël, humbin jetën katër persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Austri ku një avion i vogël është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau pranë…

8 hours ago

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula: Milionat nuk më interesojnë sepse…

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ishte e ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Teksa rrëfeu…

8 hours ago