kosovë

Dështimi i seancës së jashtëzakonshme, Sveçla: Prishtina nuk dorëzohet, as nuk shitet e as nuk tjetërsohet

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit.

Në këtë seancë, pikë e rendit të ditës ka qenë propozim-vendimi për vënien në shqyrtim publik të Projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Një reagim mbi situatën e krijuar e ka bërë edhe asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla.

Në reagimin e tij, ai ka pohuar se “PZHK-ja e Përparim Ramës së LDK-së, e paligjshme, joprofesionale dhe e dëmshme për qytetin, nuk kalon”.

“Prishtina do ta ketë PZHK-në e saj, të ligjshme, të drejtë dhe zhvillimore, që në vitin e parë të mandatit të ardhshëm qeverisës. Prishtina nuk dorëzohet. As nuk shitet, as nuk tjetërsohet”, tha ai.

Tutje, Sveçla ka shkruar se kush qëndron, fiton.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se opozita po kërkon transparencë, por se ajo po e bllokon Planin Zhvillimor Komunal të dalë në konsultim publik.

të fundit

Bushati debaton me Dyrnjanë për lobimin në SHBA: Ore ta fusin në burg Saliun, Lirinë, Shkëlzenin, Rama bleu gjithë botën

Analistët Andi Bushati dhe Denis Dyrnjaja u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN për kontratën e lobimit 6 milionë…

9 minutes ago

VIDEO/ Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh

Emocione të mëdha ka dhuruar finalja e Kupës së Shqipërisë, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Sfida mes Egnatias dhe…

44 minutes ago

A e ka dëmtuar bazën e PS në Tiranë arrestimi i Veliajt? Ja si përgjigjet Spiropali

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” përballë gazetarëve ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila është edhe…

48 minutes ago

Vrasja dhe varja e Antonio Karafilit, ngjarja makabre për lidhjen paralele të Kejsit me 65-vjeçarin! Çfarë zbuluan ekspertët e kriminalistikës

Emisioni “Stop” është kthyer në Korçë, aty ku në 14 Qershor 2018 iu mor jeta 18-vjeçarit Antonio Karafili në pyllin…

1 hour ago

“Emigrantët mbajnë nga 10 vota nëpër duar, dështim total!”/ Lala: Po dërgohen video të votës së diasporës për “shefat”

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për krimet zgjedhore dhe problematikat e tjera që shoqërojnë zgjedhjet. Votimi…

2 hours ago

Cristiano dhe eliminimi në Chamions aziatik: Ndonjëherë ëndrrat duhet të presin

“Ndonjëherë ëndrrat duhet të presin. Unë jam krenar për këtë ekip dhe gjithçka që kemi dhënë në fushë. Faleminderit të…

2 hours ago