Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për pozitën e presidentit.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues”, shkroi ndër të tjera Musliu.
None found
Postimi i plotë:
Sa herë që Vjosa Osmani është konfrontuar me Kushtetutën, ajo e ka shkelur atë me të dy këmbët. Juristja e „famshme“ e kontestoi edhe sistemin tonë politik, demokracinë tonë parlamentare.
Presidenti i vendit zgjedhet nga Parlamenti.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues.
A na duhet një Presidente që nuk e përfillë Kushtetutën e vendit?
Pra, Vjosa Osmani, përveç se nuk e përfillë kushtetutën, ajo shquhet edhe për një qasje përçarëse dhe arrogante.
Albin Kurti, e ka për obligim që deputetëve të Kuvendit t‘i prezentoj një ofertë serioze përmes një kandidati unifikues.
Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…