Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se nuk është Serbia ajo e cila e garanton stabilitetin e Ballkanit dhe se ajo varet shumë nga Perëndimi.
“Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë për të vendosur qëndrimet e saj, për të marrë rrugën e duhur dhe për t’iu shmangur ekuilibrimit që po e zbaton me vite dhe në mënyrë të suksesshme, me Pekinin, Moskën, Uashingtonin dhe Brukselin. Serbia do të duhet të orientohet përfundimisht në njërën anë. Serbia, e cila pavarësisht se është nostalgjike ndaj Rusisë, pavarësisht interesave strategjike me Rusinë, e ka të vështirë të marrë anën e lindjes, ndërkohë që investimet e saj, në masën më të madhe, varen nga investimet e BE”, tha Kamberi në A2 CNN.
None found
“Nëse Serbia do të merrte një përkrahje të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, mund të jetë një bazament që Moska mund ta përdorte për të destabilizuar Ballkanin. Megjithatë, situata nuk është kaq e thjeshtë, pavarësisht nostalgjive historike që kanë me Rusinë, Serbia është shumë e varur nga Perëndimi. Ajo është e rrethuar nga NATO dhe nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin rajonal, është prezenca e NATO gjithandej që nuk do ta lejojë një Serbi të Vuçiç apo të dikujt tjetër që të destabilizojë Ballkanin”, tha Kamberi.
Të tjera detaje janë zbardhur për arrestimin e Ergys Agasit një ditë më parë. Sipas gazetares Xhensila Kodra, ka qenë…
Këngëtarja e njohur Dolly Parton mund të ketë qenë një legjendë e muzikës country për miliona njerëz në mbarë botën,…
Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni të moshës 12 deri në 17 vjeç janë ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, njëherësh anëtare e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, në pozitën e…
Një situatë e rrezikshme është krijuar në rajonin e Hokurikut, në Japoninë qendrore, ku reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme…
Pas arrestimit të Ergys Agasit ditën e djeshme në Durrës, hetimet e SPAK duket se janë shtrirë edhe te pasuritë…