kosovë

Deputeti serb bën deklaraten e papritur: Serbia, shtet i vrasjeve politike

Serbia është bërë shtet i vrasjeve politike. Prapa nesh janë vrasjet politike të Ivan Stamboliqit, Zoran Xhinxhiqit, atentati në Vuk Drashkoviqin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviqit.

Këto deklarata i ka bërë sot nga veriu i Mitrovicës politikani opozitar serb, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë, Borisllav Novakoviq, gjatë shënimit të përvjetorit të gjashtë të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, ku ndezën qirinj familjarë, miq, politikanë lokalë e më gjerë, si dhe qytetarë tjerë.

Novakoviq nga Lëvizja Popullore serbe, tha se Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat për vrasje të tilla.

“Do t’ju përkujtoj dhe kjo e rëndon fuqishëm klimën politike në Serbi, se jemi bërë shtet i vrasjeve politike. Prapa nesh janë vrasjet politike të Ivan Stamboliqit, Zoran Xhinxhiqit, atentati në Vuk Drashkoviqin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviqit. Këto e rëndojnë ndërgjegjen e kësaj shoqërie. Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa të gjitha këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa të ekzistojnë rrethanat, mundësitë dhe një ambient që këto vrasje i bënë të mundshme.

Janë të turpshme fjalitë të cilat i dëgjojmë nga përfaqësuesit e pushtetit. Do t’ju përkujtoj se në Kuvend kemi pasur rastin të dëgjojmë ministrin e policisë i cili akuzon Gjermaninë se e din kush është vrasësi dhe se e mbron atë. I njëjti, Gashiq, në kohën e vrasjes ka qenë kryesori në BIA, ndërsa në momentin kur jep deklaratë, e cila është e papërgjegjshme, është njeriu i parë i policisë serbe. Kështu nuk veprohet… Ne nuk do të qetësohemi derisa të mos zbulohen vrasësit, urdhërdhënësit, si dhe organizatorët e kësaj vrasjeje”, ka thënë Novakoviq.

Ndërkaq, Sërxhan Millivojeviq, deputet në Kuvendin e Serbisë nga Partia Demokratike, theksoi kërkesën e bërë në Kuvendin e Serbisë për formimin e një Këshilli që do të hetonte rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por të cilën, siç tha ai, regjimi i Vuçiqit nuk e lejoi kurrë.

“Ne në Kuvendin e Serbisë kemi dorëzuar kërkesën për formimin e një Këshilli i cili do të hetonte të gjitha rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Asnjëherë regjimi i Aleksandar Vuçiqit nuk ka lejuar formimin e këtij Këshilli… Urdhërdhënësit dhe inspiruesit e këtij krimi janë të njohur, ata janë të njëjtit të cilët spotet monstruoze i kanë sjellur në Tv Pink dhe Tv Most katër muaj para vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Do t’ju përkujtoj se ajo që quhet spot është nënshkruar nga Lista serbe, partnerit të koalicionit të Albin Kurtit. Ky regjim tradhëtar dhe mafioz mban në ndërgjegje këtë gjak të virgjër”, tha Millivojeviq.

Para të pranishmëve folën edhe Dejan Nedelkoviq, ish-bashkëpunëtor i Ivanoviqit dhe Savo Manojlloviq nga shoqëria civile, të cilët kritikuan organet e Kosovës, Serbisë, por edhe ato ndërkombëtare, që edhe pas gjashtë viteve të vrasjes, ende askush nuk është dënuar për këtë rast.

Vlen të theksohet se ish bashkëshortja e parë e politikanit të vrarë, Marina Ivanoviq, gjatë ndezjes së qirinjëve, tha shkurt para kamerave se “Ne që sot ndezim qirinj këtu jemi tradhëtarë të popullit serb. Veç këtë porosi desha t’ua dërgoj disave’. Mirëpo, përkundër insistimit të KosovaPress-it, ajo nuk pranoi të flasë më shumë për ta sqaruar domethënien e asaj që tha.

të fundit

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO

  Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të…

24 minutes ago

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës. Mësohet se…

28 minutes ago

Blic i Tares/ Milan parakalon “Zonjën”, Mateta gati të vishet kuqezi

Milani ka befasuar Juventusin jo në fush ën e lojës, por në tavolinën e merkatos. Në ditët e fundit të…

38 minutes ago

Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë”,…

58 minutes ago

Apartamentet dhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26-vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga…

1 hour ago

Zbuloni se kush e përfundoi rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip 5”

Mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ishte i mbushur me emocione dhe gjithashtu debate të forta. I eleminuari i mbrëmjes…

2 hours ago