kosovë

Deputeti i Bundestagut: Nuk mund ta tolerojmë sjelljen autokratike të Vuçiqit

Deputeti gjerman, Josip Juratoviq, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’i rishikojë negociatat me Serbinë për anëtarësim, pas parregullsive që u raportuan në zgjedhjet e mbajtura në muajin e kaluar.

Ai ka deklaruar se nuk mund ta tolerojnë më qasjen autokratike gjithnjë e më të fortë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch.

Të lidhura

None found

“Në politikën tonë të jashtme, ne nuk mund të zgjedhim gjithmonë partnerët me të cilët do të negociojmë. Por në këtë situatë, në të cilën drejtuesi i kampanjës shpërfill parregullsitë në zgjedhje dhe në këtë mënyrë shkel hapur rregullat demokratike, ne nuk mund ta tolerojmë më këtë dhe nuk jam i vetëm në mendimin se negociatat e mëtejshme të para-anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së duhet të “ngrihen” derisa të respektohen parimet themelore të sistemit të vlerave demokratike”, ka thënë ai për mediumin malazez “Pobjeda”.

Ndër të tjera ai u shpreh se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të krijojë drejtpërdrejt politikën e Serbisë.

“Fatkeqësisht, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të krijojë drejtpërdrejt politikën e Serbisë në botën demokratike të cilës ne i përkasim dhe të cilës gjoja synon Serbia, vetëm njerëzit mund ta bëjnë këtë përmes proceseve demokratike, duke përfshirë një garë të ndershme zgjedhore”.

Juratoviq ka thënë se ata që duan të bashkëpunojnë duhet të respektojnë rregullat demokratike.

“Ajo që mund të ndikojmë është që ata që duan të bashkëpunojnë me ne duhet të respektojnë rregullat demokratike nëse duan të jenë partnerët tanë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Këto zgjedhje janë kashta e fundit për tolerancën tonë ndaj qasjes autokratike gjithnjë e më të fortë të Aleksandar Vuçiqit dhe ndjekësve të tij”, ka shtuar tutje ai.

të fundit

Retorika nxitëse serbe ndaj shqiptarëve: Thirrje për masa konkrete përtej dënimeve

Deklarata e një ministreje të Qeverisë së Serbisë se do ta “spastronte etnikisht” Kosovën po të ishte në krye të…

4 minutes ago

Zjarr aktiv në Kërçovë, situata në Bajkovë vihet nën kontroll

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se deri në orën 13:00 të sotme janë regjistruar dy zjarre në sipërfaqe të…

12 minutes ago

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës zgjat me 3 muaj hetimet

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Sipas vendimit,…

20 minutes ago

Taravari: Shumica dërrmuese e popullatës nuk njeh asnjë ministër shqiptar, ndikimi i tyre është zero

“Përfaqësim më jokualitativ në qeveri dhe ndikim më të vogël se sot, shqiptarët s’kanë patur që nga vitet nëntëdhjeta”, ka…

22 minutes ago

Katër oferta për autobusët elektrikë, tenderi i dytë sjell shpresë për sukses

Katër kompani kanë aplikuar në tenderin e përsëritur për furnizimin me autobusë elektrikë për transportin publik në Shkup dhe në…

25 minutes ago

Katër të pandehur në Pejë përballen me aktakuzë për grabitje dhe vjedhje të rënda

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet T.B., A.J., A.K. dhe V.D., nën dyshimin se…

34 minutes ago