Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, diskutimet u përqendruan te ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe roli që duhet të luajë diplomacia parlamentare në këtë çështje.
None found
Përfaqësuesit e PDK-së dhe të Aleancës bënë thirrje që diplomacia parlamentare të angazhohet më fuqishëm lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe me mbrojtjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Nga radhët e PDK-së, deputeti Ilmi Reçica kërkoi që komisioni ta rendisë çështjen e ish-krerëve të UÇK-së mes përparësive të tij kryesore. Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, u ndal te domosdoshmëria e mbikëqyrjes së mënyrës se si zbatohet ligji për Dhomat e Specializuara.
Kërkesën për bashkërendim më të mirë mes institucioneve në trajtimin e kësaj çështjeje e parashtroi edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi njoftoi se, gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kishte kërkuar përgatitjen e një strategjie institucionale për çështjen e Hagës. Në atë mbledhje u miratuan edhe plani i punës dhe fushëveprimi i komisionit.
Ajo e cilësoi këtë strategji si të nevojshme për të mundësuar bashkërendim dhe veprim të mirëfilltë nga institucionet.
Musliu-Shoshi kërkoi gjithashtu që në mesin e përparësive kryesore të vazhdojnë të jenë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, integrimi evropian dhe raportet me aleatët strategjikë.
Rëndësisë që ka për Kosovën anëtarësimi në Këshillin e Evropës i kushtoi vëmendje edhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri.
Sa i përket planit të punës, kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu, njoftoi se ai mund të merret sërish në shqyrtim në vijim.
Ballkani dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Albi Mall Superligën…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor, duhet të publikojë vendimin e ri për çmimet me pakicë të…
Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev beson se Maqedonia nuk ka arsye të ankohet në institucionet evropiane në lidhje me rastin e…
Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë, më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë…
Këtë mëngjes, 24 orë pasi e akuzuara dhe e arratisura, Iva Mihailova e cila tashmë po trajtohet në Spitalin Pirogov,…
Në shtëpinë e 48-vjeçarit Lj.Gj. në Strumicë është kryer kontroll, gjatë të cilit janë gjetur pako me heroinë dhe kokainë,…