Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka për një javë ka vendosur 1,245 gjoba ndaj shoferëve dhe pasagjerëve.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 11 deri 17 mars 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë.
“Nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,534 pika të kontrollit të mjeteve dhe janë kontrolluar 5,974 mjete ku ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë janë shqiptuar 1,245 gjoba”, thuhet në njoftim.
Ukraina nuk e vë në diskutim, rajoni i Donbasit nuk do t’i kalojë Rusisë! Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzon t’i…
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor…
Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë…
Shumë lloje frutash dhe perimesh janë burime natyrore të ujit dhe i sigurojnë trupit lëngje dhe elektrolite që luftojnë dehidratimin,…
Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në…
Problematike vijon të mbetet situata me zjarret në Gramsh. Sipas autoriteteve, rezulton se në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, njësia…