Categories: kosovë

Dendias mbyll vizitën në Prishtinë: Mbështes dialogun Kosovë-Serbi, nuk do të lejojmë forca të tjera të ndërhyjnë në Ballkan

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka reaguar pas takimeve të tij me liderët e Kosovës teksa i ka falendëruar edhe për mikpritjen.

“Më lejoni t’ju falënderoj për mikpritjen e mirë sot në Prishtinë. Jam kthyer këtu pas ca muajsh, dhe vizita ime sot nënvizon përkushtimin tonë që t’i rrisim edhe më tutje lidhjet me ju”, ka shkruar Dendias në Twitter.

“Ne besojmë që i tërë Ballkani Perëndimor duhet të jetë i lidhur me gazsjellësin Trans-Adriatrik, përmes ndërlidhësve të gazit. Ne po ashtu mund të sigurojmë përkrahje dhe udhëzime në reduktimin e varshmërisë në linjit dhe ta zgjerojmë përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme”.

“Greqia në mënyrë konsistente tash, për dy dekada, ka avokuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Qeveria e kryeministrit Mitsotakis mbetet e ankoruar fort për këtë përkushtim”.

Dendias ka thënë që rajoni nuk duhet t’i lejojë ndikimet e jashtme që ta prishin stabilitetin, teksa tha se do ta përkrahin plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Ne nuk duhet t’i lejojmë fuqitë e tjera që ta minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë, duke tentuar që të krijojnë sfera ndikimesh apo të provojnë që ta ngulitin veten duke iu referuar afiniteteve kulturore, historike apo fetare”.

“Ne e vlerësojmë punën e ndërmarrë nga EULEX Kosova, në të cilën aktualisht po shërbejnë disa zyrtarë grekë. Do t’i shoh ata në fund të pranisë sime këtu”.

“Ne e përkrahim plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Shfrytëzoj këtë rast të pranisë sime këtu që t’i nxis edhe njëherë të gjitha palët që t’i intensifikojnë përshtypjet e tyre në mënyrë që ta arrijnë një zgjidhje ligjërisht të obligueshme dhe zbatueshme”.

“Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli që ta stabilizojë të gjithë rajonin, si dhe ta sjellë rajonin afër me familje n evropiane. Jam në kontakt shumë të rregullt me mikun tim dhe ish-kolegun, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak”.

“Do të doja që ta nënvizoj përkushtimin e Greqisë në operacionin e gjatë të NATO-s. Do të vazhdojmë që ta përkrahim atë që ta përmbushë mandatin e vet në një mënyrë fer dhe të paanshme”.

të fundit

Zjarret më shkatërruese në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë. Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet…

10 minutes ago

‘Asnjë vend s’është i sigurt’/ Alarmi i shkencëtarëve: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nordik e mbingarkuar nga kriza klimatike

Vala e zgjatur e të nxehtit nordik në korrik u përkeqësua shumë nga kriza klimatike dhe tregon se “asnjë vend nuk është…

30 minutes ago

Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut

Në fshatin Koshtan, njësinë administrative Qesarat në Memaliaj zjarri i rënë më herët është mbajtur nën monitorim duke mos lejuar…

1 hour ago

Policia bën bilancin: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

Zjarret e ditëve të fundit që gjunjëzuan Shqipërinë duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi, blegtori, banesa e madje dhe 1…

1 hour ago

Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe…

2 hours ago

Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten

Është publikuar traileri i dokumentarit të ri të Kanye West, “In Whose Name?”, që pritet të dalë më 19 shtator…

2 hours ago