Categories: kosovë

Dëmtime në qafë dhe shpinë, “çmendet” pronari kosovar, rreh keq puntorin e tij për 15 euro

Pronari i një kompanie në Vushtrri rrahu punëtorin e tij, thotë se ky i fundit kreu keqpërdorime.

Lëndimet  në qafë e  madje edhe  në shpinë i ka të dukshme. Edhe ngritjen në këmbë e ka të vështirë nga dhimbjet.

Kjo pasi ky 56 vjeçar nga Vushtrria thotë se një ditë më herët u sulmua fizikisht nga shefi i tij në kompaninë e të cilit punonte si shofer.

Sipas tij krejt kjo ndodhi për shkak të një shume prej 15 euro. 56 vjeçari përshkruan ngjarjen nga e cila ai pësoi lëndime. Pas kësaj, ai mori edhe trajtim mjekësor.

E pronari i të dëmtuarit, pranon se ka ndodhur sulmi fizik ndaj punëtorit të tij. Fehmi Shabani gjatë ditës nuk ishte në vendin ku ndodhur ngjarja, por ai ka dhënë versionin e tij për arsyet e rrahjes.

Shabani  tha se  punëtori i tij kishte keqpërdorur pozitën e tij disa herë. Rasti u lajmërua edhe në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti është iniciuar si lëndim trupor dhe sulm. Viktima edhe gjatë së shtunës ka vazhduar vizitat mjekësore në spitalin e qytetit të Vushtrrisë.

të fundit

Aksident në autostradën Fier – Vlorë, automjeti del nga rruga/ Tre persona përfundojnë në spital

Një tjetër aksident është regjistruar këtë mesditë, i cili ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00…

1 minute ago

Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera…

28 minutes ago

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra…

46 minutes ago

VIDEO/ Papa Leo XIV goditet gjatë takimit në ‘San Damas’

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga turmat në stadiumin e San Damas për Ditën…

50 minutes ago

Konfirmohet data se kur Barcelona rikthehet në stadiumin ikonik, Camp Nou

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se do të kthehet në Camp Nou më 10 gusht. Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare…

53 minutes ago

Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, ja sa vota i zbriten PS-së e PD-së

Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035…

1 hour ago