Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që zyrtarët institucionalë të mbajnë përgjegjësi dhe të japin dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo deklaroi se shteti nuk arriti ta mbrojë viktimën, edhe pse ajo kishte kërkuar ndihmë.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Deliu-Kodra kritikoi mënyrën se si institucionet po reagojnë ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave. Sipas saj, fjalimet dhe deklaratat e bëra në Kuvend nuk kanë parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.
None found
Ajo u bëri thirrje përfaqësuesve të Qeverisë që të veprojnë dhe të marrin përgjegjësi, pa pritur një tjetër viktimë për të reaguar. Deputetja theksoi se heshtja njëminutëshe dhe dënimet publike të dhunës nuk janë të mjaftueshme përballë një situate që po normalizohet në Kosovë.
Deliu-Kodra përmendi se në Kuvend janë lexuar 95 raste të grave të vrara, ndërsa vrasësit, sipas saj, nuk janë frikësuar nga deklarimet e bëra në sallën plenare. Ajo ngriti pyetjen nëse në Kosovë ekziston një shtet funksional dhe nëse institucionet po i zbatojnë ligjet, pasi për dështimet në respektimin e legjislacionit në fuqi është folur me mijëra herë.
Deputetja kërkoi që përgjegjësia institucionale të mos kufizohet vetëm në fjalë, duke kujtuar se vrasja e Arlindës ka lënë një fëmijë pa nënë.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të Qeverisë, ajo pyeti nëse do të presin deri në rastin e radhës për të dalë sërish në seancë dhe për të deklaruar se e kanë përmbushur detyrën. Deliu-Kodra tha se dikush duhet të dorëhiqet dhe të japë llogari, ndërsa ministres i kujtoi se mban përgjegjësi për situatën. Ajo përfundoi duke theksuar se një grua ka lënë fëmijën e saj jetim dhe se shteti ka dështuar ta mbrojë.
Mospërputhja e shumës së subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit në konviktet studentore, vonesat…
Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.…
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…
Inspektorati Policor i Kosovës, njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga përfaqësuesit institucionalë pas vrasjes së…