Takimi i djeshëm në Bruksel ka prodhuar vetëm debat mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për atë se kush propozoi dje në tavolinën e negociatave e kush jo. Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka deklaruar se ka qenë i vetmi që ka dorëzuar propozim në Bruksel. Ai më pas edhe ka publikuar propozimin e tij të ndarë në disa sekuenca, shkruan Express.
Nga Bashkimi Evropian sot e kanë demantuar Kurtin, duke thënë se s’ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar në tavolinë, por edhe Brukseli zyrtar.
Ndërkohë sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Evropian.
Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës , ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.
Më pas kërkohet finalizimi i negociatave për statutin e Asociacionit.
Tutje sipas propozimit të BE-së duhet vazhduar me nenin 3, ku palët nuk intervenojnë në punët e brendshme të secilës palë dhe përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës dhe akti të kërcënimit me dhunë.
Pastaj kërkohet të vazhdohet me themelimin e Asociacionit dhe paralelisht duhet të shuhet strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës.
Pastaj vazhdohet me nene:
Neni 1 – Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve shtetërore
Marrëveshje për udhërrëfyesin obligues në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshjet nga bisedimet e mëparshme.
Neni 7 – Formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë
Neni 8 – Marrëveshjet praktike për shkëmbimin e misioneve permanente
Neni 4 – Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare
Neni 7 – Kompletimi i procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve fetare dhe të trashëgimisë kulturore serbe
Neni 6 – Themelimi i grupeve të ndara punuese të prira nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes
Neni 9 – Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët
Neni 6 – Nisja e negociatave për Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë…
Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes, të paktën edhe për një sezon. Gazetari…
Mbrëmjen e djeshme, spektakli i "Big Brother VIP Albania 5", u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit…
Pas fitores 3-1 në Komo, Milani i Maks Alegrit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së tifozëve, gazetarëve dhe…
Ekonomistja Romina Radonshiq, teksa ishte e ftuar në “News24 Fundjavë”, foli për kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të…