Bekim Kupina, këshilltari për Media i Presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrimi i Presidentes është i njohur rreth idesë së lëvizjes së kufijve dhe se Vjosa Osmani si shefe e shtetit nuk do të marrë pjesë në kurrfarë negociatash ku temë e diskutimit do të jetë territori i Republikës. Këtë deklaratë Kupina e ka dhënë për Gazetën Express i pyetur rreth “letrës sllovene”, në të cilën flitet për vendosje të re të kufijve të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
“Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, ka thënë ai.
None found
Më tej ai thotë se s’mund t’i komentojnë artikujt e mediave, derisa thotë se ekzistencën e një letre të tillë e kanë mohuar edhe autoritetet sllovene.
“Ne nuk mund t`i komentojmë artikujt e mediave. Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë (fake news), ndaj ekzistenca e tij është mohuar nga autoritetet sllovene. Po ashtu, një gjë të tillë e kemi konfirmuar edhe pas bisedave që kemi pasur me Brukselin”, ka përfunduar Kupina.
Ndërkohë se është kundër ndryshimit të kufijve e ka thënë edhe vetë kreu i shtetit Slloven, Borut Pahor.
Kundër një lëvizje të tillë të kufijve ka dalë edhe ministri për Evropë i Qeverisë Gjermane, Michael Roth, i cili thotë se rivizatimi i kufijve është një rrugë e rrezikshme./GazetaExpress./
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…