kosovë

Debat në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj ankohet për ndërprerjen e fjalës, Kurti mbron ministrin e akuzuar: Nuk të ofendoi

Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga debate të forta mes kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me qeverinë, ministrin e Financave dhe kryeministrin Kurti.

Haradinaj i tha Hekuran Muratit që nëse do të flasë nga vendi le të urdhërojë në foltore, duke e lënë fjalën e tij në gjysmë.

Të lidhura

None found

“Mësimdhënësit e Kosovës shumica e tyre janë prindër dhe kanë fëmijë. A beson dikush që ata mësimdhënës prej qejfit kanë nejt në shpi dhe i kanë lënë edhe fëmijët e tyre në shpi, a ka dikush që e beson këtë. Kjo pyetje e do një përgjigje të drejtë.

Nga 2018 pagat nuk janë rritë, prej atëherë, vazhdon intenzivisht me u shtrenjtu jeta, jo veç për mësuesit por të gjithë të tjerët. Janë shtrenjtu produktet bazë, ushqimi.  Hajde në foltore, urdhno a do në foltore?”, ka thënë Haradinaj, teksa ndërpreu fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka ndërhyrë duke i tërhequr vërejtjen ministrit që mos ta pengojë gjatë fjalës së tij deputetin Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti e ka marrë në mbrojtje ministrin e Financave, Hekuran Muratit. Kurti tregoi se çfarë komunikuan Murati e Haradinaj e që nuk u dëgjua.

“Sa për sqarim. Unë isha këtu. Është e vërtetë që ministri Murati i ndërhyu në fjalë teksa fliste deputeti Haradinaj, mirëpo ai nuk e ka fyer.

Në momentin kur Z. Haradinaj tha ‘prej vitit 2018 nuk janë rritë pagat’, ministri Murati tha ‘sa janë rritur pagat në vitin 2018?’”, tha kryeministri. Kurti tha se Murati “dëshironte sqarim shtesë”.

“Unë e kuptoj që nuk duhet t’i ndërhyjmë njëri-tjetrit, por duhet ta pranojmë që ndërhyrja është dukuri në Kuvend, nuk është përjashtim”, tha Kurti.

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

2 hours ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

3 hours ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

3 hours ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

3 hours ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

4 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

4 hours ago