kosovë

Davosi qendër e bisedimeve/ Kurti dhe Vuçiç takohen sot me ndërmjetësin e BE-së

Në Davos të Zvicrës sot do të nis punimet Forumi Ekonomik, ku pjesë e tij do të jenë edhe liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum që do të zgjasë deri më 19 janar, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu në takim do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sipas mediave vendase të Serbisë Lajçaku pritet që në kuadër të këtij forumi të ketë takime ndaras me Kurtin dhe Vuçiç.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh.

Sidoqoftë pjesëmarrja e të gjithëve në këtë forum nga analistët në Prishtinë po shihet si mundësi e mirë që do të shfrytëzohet nga ndërmjetësi i BE-së për rikthim të palëve në tavolinën e bisedimeve.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiç në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, që pati përfunduar pa rezultat.

Ndryshe takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga 15-19 janar 2024.

Takimi i 54-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror do të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien.

Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

të fundit

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Zemra juaj është një busull dhe kohët e fundit duket se po lëkundet midis …

DASHI Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar.…

3 hours ago

Orë kritike për Iranin, a do të urdhërojë Trump sulmin? Mediat: SHBA-të me qasje diplomatike, të gatshme për takim me Teheranin

“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e…

3 hours ago

Juventusi, fitore ndaj Parmës dhe vendi i katërt

Në javën e 23-të të Serisë A, Juventusi mposhti Parmën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e luajtur në Tardini dhe,…

3 hours ago

Ja çfarë dhuroi java e 22-të e “Abissnet Superiore”

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana…

3 hours ago

VIDEO/ Rei Manaj pritet si hero në stadium, por ndjek ndeshjen nga tribuna. Zbulohet çfarë mban peng firmën

Rei Manaj ka mbërritur në Turqi, ku pritet të firmosë me skuadrën e Sivaspor dhe të bëhet pjesë e saj…

3 hours ago

Pak ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Itali, Papa Leo thirrje për paqe: Duhen hapa konkretë për të ulur tensionet!

Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Itali. Duke…

4 hours ago