Categories: kosovë

Dashevci për stërvitjen e Serbisë më 28 qershor: Vuçiq po e përdor për propagandë

Më 28 qershor, në ditën kur në Serbi shënohet Vidovdani dhe përkujtohet përvjetori i Betejës së Kosovës, Ushtria e Serbisë pritet të zhvillojë një stërvitje ushtarake në poligonin “Pasuljanske Livade”.

Gjatë këtij aktiviteti, sipas njoftimeve, do të paraqitet edhe armatimi më i ri i forcave të armatosura serbe.

Të lidhura

None found

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se kjo do të jetë stërvitja më e rëndësishme që ushtria serbe ka organizuar deri tani.

Lidhur me këtë zhvillim, eksperti i sigurisë Arben Dashevci ka vlerësuar në një prononcim për “Bota sot” se stërvitja ushtarake që Serbia do ta mbajë më 28 qershor në poligonin “Pasuljanske Livade” nuk përbën rrezik për Kosovën, për shkak se ajo zhvillohet brenda territorit serb.

“Ushtria e Serbisë do të mbajë më 28 qershor një stërvitje ushtarake në poligonin “Pasuljanske Livade”, mu në atë poligon ku kanë ushtruar edhe ata që e sulmuan Republikën e Kosovës me sulmin në Banjskë.

Ky ushtrim në aspektin e sigurisë nuk ka asnjë rol të rëndësishëm mendoj unë sepse Serbia e ka marrë mesazhin e kjartë nga bashkësia ndërkombëtare për sulmin në Banjskë dhe dorëzimin e terroristëve.

Këtë Serbia e dinë mirë.

Pra, nuk shoh asnjë rrezik të vetëm sa i përket këtij ushtrimi atje në vendin e tyre, sepse janë në teritorin e tyre.

Dhe, si gjithmonë ose si çdo vitë në ditën e Betejës së Kosovës, të cilën në Serbi shënohet si Vidovdani. Presidenti Aleksandar Vuçiq përdorë luftën e egër hibride, pra, propagandon dhe dezinformon opinionin e tij atje kinse bëhet fjalë për stërvitjen më të rëndësishme të deritanishme, ku do të prezantohet edhe armatimi më i ri i ushtrisë serbe etj”, ka thënë ai.

Sipas Dashevcit, kjo stërvitje është pjesë e vazhdimësisë së luftës hibride që Serbia zhvillon për konsum të brendshëm, ndërsa nënvizon se përzgjedhja e datës 28 qershor bart një mesazh simbolik dhe politik për rajonin, sidomos për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Ai njëkohësisht ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të reagojë qartë dhe me vendosmëri ndaj asaj që e quan provokim të vazhdueshëm nga Beogradi.

“Pra, është vazhdë e luftës së tyre hibride për konsumin e tijë të brendshëm sepse ballafaqohet me probleme të brendshme tash e sa vite.

Zgjedhja e 28 qershorit për zhvillimin e kësaj stërvitjeje propaganduese është një mesazh simbolik afatëmesëm dhe afatëgjatë por edhe politik për rajonin e Ballkanit, veçanërisht për Kosovën ose Bosnjë dhe Hercegovinën.

Unë mendoj që bashkësia ndërkombëtare duhet të reagoj zëshëm dhe me vendosmëri ndaj këtyre provokimeve të njëpasnjëshme që i bënë ky establishment në Serbi” – përfundon ai.

të fundit

“He is a war criminal, his place is in The Hague” / Netanyahu’s office responds to Mamdani’s accusations: The damage his policies are causing to New York…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

5 hours ago

“Ai është kriminel lufte, vendi i tij është në Hagë” / Përgjigjja e zyrës së Netanyahut ndaj akuzave të Mamdanit: Dëmet që po i shkaktohen Nju Jorkut nga politika e tij…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

5 hours ago

Rodri vlerësohet si lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi merr çmimin e talentit më të ri

Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e çmimeve individuale për futbollistët më të dalluar të turneut, me…

6 hours ago

Zhgënjimi dhe klasa e Messit pas finales së humbur të Botërorit 2026

Lionel Messi e përjetoi një tjetër finale të madhe me fanellën e Argjentinës, por kësaj radhe nuk arriti ta mbyllte…

6 hours ago

Lifeless bodies of three people who traveled from Skopje to Kosovo found in crashed vehicle

Burimet e Alsat bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me…

6 hours ago

VIDEO / Përplasjet fizike të Leandro Paredes pas finales së Kupës së Botës, konfrontohet me Eric Garcia dhe Gavin

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e spanjollëve, por edhe me…

6 hours ago