kosovë

DASH-Serbisë: Nuk mund të krahasohet vrasja e policit me atë të terroristëve

Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur kundër përpjekjeve të Serbisë për t’u shfaqur si “viktimë”, pas sulmeve të 24 shtatorit në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matheë Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë. Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë. Sulmuesit e dyshuar – që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë. Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësoi si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës. Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri.

të fundit

Udhëheqësit BE mblidhen në Bruksel për një samit urgjent! Diskutime për Groenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) mblidhen mbrëmjen e 22 janarit në Bruksel për një samit urgjent, i…

28 minutes ago

Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani vijon të përflitet edhe sot në Turqi, për një kalim te Beshiktashi. Klubi turk e ka përfshirë mesfushorin…

56 minutes ago

VIDEO/ E tallën për gjatësinë e ti! Plas sherri në fushë, trajnerin argjentinas e nxjerrin me zor nga fusha

Trajneri argjentinas, Horge Sampaoli shquhet për gjaknxehtësi dhe nervat e tradhëtuan gjatë ndeshjes Amerika-MG dhe Atletiko-MG e mbyllur në barazimin…

60 minutes ago

Wenger promovon Botërorin me 48 ekipe: Futbolli është bërë global

Arsène Wenger, tani drejtues i zhvillimit global të futbollit për FIFA-n, foli në Davos të Zvicrës, së bashku me Gianni…

1 hour ago

Kriptomonedhat rimëkëmben pas lëkundjeve politike: Tregu reagon ndaj tërheqjes së Trump nga tarifat

Tregu i kriptomonedhave ka shënuar një rikthim të dukshëm, pasi pasiguria e krijuar nga paralajmërimet për tarifa tregtare u zbut…

1 hour ago

E katërta në 7 muaj/ Ursula von der Leyen i mbijeton sërish mocionit të mosbesimit në Parlamentin Europian

Parlamenti Europian të enjten hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një mocion mosbesimi kundër Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der…

1 hour ago