kosovë

Daçiç: SHBA-ja e porositi Kurtin se duhet ta formojë Asociacionin

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë më herët se si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet t’i kryejnë të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur me kërcënime deri më tani. Këtë që e kanë thënë amerikanët, nuk mund ta dëgjoni nga goja e evropianëve”, tha Daçiq për Televizionin Prva të Serbisë.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta, ai vlerësoi se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”.

“Prandaj tani, në vend të normalizimit në Kosovë, kemi përshkallëzim të dhunës”, tha Daçiç.

Ai shtoi se zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë zgjidhje, por se tani “është më e rëndësishme të qetësohet situata”.

Daçiç tha se qëllim i Beogradit është që serbët t’i kenë të drejtat e tyre.

“Ne jemi të gatshëm ta mbrojmë popullin tonë, por shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për këtë”, tha Daçiç.

Komuniteti ndërkombëtar diplomatik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës, si dhe vendet tjera të shteteve të QUINT-it, e kanë bërë Qeverinë e Kosovës fajtore për tensionimin e situatës në veri të vendit.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

të fundit

Truku japonez pesëminutësh: Ofron bark të sheshtë dhe më pak dhimbje shpine

Japonezët prej kohësh njihen për përkushtimin e tyre ndaj mirëqenies, duke balancuar spiritualitetin me kujdesin për trupin dhe duke treguar…

19 minutes ago

Arbër Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj… (VIDEO)

Këtë të enjte, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.…

34 minutes ago

Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është si t’u japësh dr*gë

Robbie Williams ka zgjedhur të marrë një qëndrim të fortë kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët, duke e krahasuar dhënien…

45 minutes ago

Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nga plazhi, merr vëmendje me bizhuteritë luksoze

Georgina Rodriguez, 31 vjeçe, ka publikuar një seri fotografish të nxehta në plazh, ku shfaqte stilin e saj elegant dhe…

59 minutes ago

Gerta Gixhari feston ditëlindjen në Saint Tropez: Faleminderit jetës që luan me mua, që më bën më të fortë

Gerta Gixhari ka festuar ditëlindjen, këtë herë në një mënyrë më të veçantë, në Saint Tropez. Ish-banorja e Big Brother…

1 hour ago

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër (EMRI)

Një 25-vjeçar identifikuar si Mërgim Bruti, është arrestuar nga Policia Kufitare në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për…

1 hour ago