Categories: kosovë

Covid-19 i ka marrë jetën 16 efektivëve të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë është 1 mijë e 560 zyrtarë policorë janë infektuar, ndërsa 16 prej tyre kanë humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, nga zyrtarët e infektuar me covid-19, 117 janë raste aktive.

Të lidhura

None found

Referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar  Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, Policia e Kosovës  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”

Me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve policor gjatë përballjes me pandeminë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime.

“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë në lidhje me situatën rreth koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë  siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në objekte policore duke përfshirë pikat kufitare dhe stacionet policore dhe si dhe me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit ka përgatitur postera, broshura  me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur disa ligjërata informuese për pjesëtarët e policisë rreth parandalimit dhe ruajtjes së shendetit për pjesëtaret e saj. Poashtu ka shpërndarë maska  dhe dezinfektues për rajonet e njësitet e saja policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajmi.net.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për lajmi.net se që nga muaji gusht i vitit 2020, kur hyri në fuqi ligji për parandalimin e covid-19, e deri më 08 mars,  nga policët në terren janë shqiptuar 145 mijë e 772 gjoba për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë, Policisë së Kosovës i janë shtuar 200 kadetë.

Ndërkaq, lajmi.net ka realizuar dokumentarin “Mes jetës dhe vdekjes, goditja e fuqishme trazuese që s’po merr fund”, ku ka përmbledhur një vit pandemi në Kosovës, përmes rrëfimeve të veçanta nga personazhe të sferave të ndryshme, që në ndonjë formë u përballën me virusin Covid-19.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

3 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

3 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

3 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

4 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

4 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

5 hours ago