Categories: kosovë

Çitaku kërkon që seanca konstituive të vazhdojë brenda 48 orëve

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, gjatë një konference për media, e akuzoi kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se nuk po vepron në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Të lidhura

None found

Sipas Çitakut, Dehari po ndjek vullnetin politik të partisë së tij, në vend që t’u përmbahet detyrimeve kushtetuese dhe procedurale. Ajo tha se kjo nuk është shkelja e parë, duke kujtuar se Kuvendi fillimisht nuk u konstituua brenda afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Më pas, siç deklaroi ajo, nuk u respektua kërkesa që seanca konstituive të vazhdonte çdo 48 orë, ndërsa tani u refuzua edhe thirrja e saj pas kërkesës së PDK-së.

Deputetja e PDK-së theksoi se funksionimi i institucioneve të Kosovës nuk mund të varet nga vullneti i një subjekti politik. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar procedural, por për një mënyrë të përsëritur të veprimit politik, ku Kushtetuta respektohet vetëm atëherë kur i konvenon një partie.

Çitaku e cilësoi të papranueshme vendosjen e interesit të një partie mbi Kushtetutën, rregullat dhe institucionet. Ajo deklaroi se një sjellje e tillë përbën suspendim praktik të rendit kushtetues dhe të demokracisë.

Duke folur për gjendjen në legjislativ, Çitaku tha se Kuvendi është praktikisht i mbyllur dhe se deputetëve po u mohohet mundësia për të ushtruar mandatet. Ajo nënvizoi se këto mandate nuk janë dhënë nga Albin Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje, por nga qytetarët e Republikës së Kosovës më 7 qershor.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së sqaroi se partia e saj nuk po kërkon pushtet dhe as ndonjë marrëveshje politike për vete, por funksionalizimin e shtetit. Ajo paralajmëroi se pas 48 orësh do të paraqitet sërish kërkesa për seancë, ndërsa veprimtaria e PDK-së nuk do të mbetet vetëm brenda institucionit. Sipas saj, aktiviteti do të shtrihet edhe jashtë Kuvendit përmes formave më të gjera të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar.

Çitaku bëri të ditur se do të zhvillohen bashkëbisedime me qytetarët dhe me përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë, përfshirë studentë, mjekë, biznesmenë dhe ndërmarrës. Ajo tha se kaosi politik dhe ajo që e quajti anarki kushtetuese prekin secilin.

Sipas saj, çështja nuk kufizohet te dhënia e betimit apo te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, pasi shteti ndodhet i bllokuar. Çitaku deklaroi se PDK-ja nuk do ta lejojë vazhdimin e kësaj gjendjeje dhe se gjatë ditëve të ardhshme do të jetë aktive çdo ditë.

Ajo njoftoi se përfaqësuesit e PDK-së do të jenë çdo ditë në Kuvend dhe se kërkesa zyrtare do t’i dorëzohet përsëri Avni Deharit. Çitaku shtoi se nesër do të jenë në pritje në Kuvend, ndërsa do të organizohen edhe aktivitete të tjera.

Gjatë ditës, deputetët e PDK-së dhe të Aleancës i kërkuan Lëvizjes Vetëvendosje thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive. Në këtë periudhë u shënuan disa raste të shtyrjeve fizike ndërmjet deputetëve të partive ish-opozitare dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

të fundit

Bayern Munich pret Arsenalin, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

Bayern Munich është nikoqir i Arsenalit, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.Skuadra…

1 minute ago

Protestuesit marshojnë në bulevard dhe kërkojnë largimin e Ramës

Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët, si dhe qytetarët e shumtë të…

1 minute ago

Kurti i kërkon BE-së hapa konkretë për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Shën Stefan të…

8 minutes ago

KSHZ-ja konfirmon: Zgjedhjet e raundit të dytë në Bërvenicë zhvillohen më 1 nëntor mes Radiçevskit dhe Jahijit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot njëzëri e miratoi konkluzionin për finalizimin e rezultateve nga rrethi i parë i zgjedhjeve të…

9 minutes ago

VIDEO/ Enis Rexhepi shkëlqen ndaj Atletico Madridit me dy gola, festimi i tij ngjall “CR7”-n

Enis RexhepiNë ndeshjen Stuttgart U19 – Atletico Madrid U19, në kuadrin e UEFA Youth League, sulmuesi i Shqipërisë U19, Enis…

13 minutes ago

BMW Concept 7 Protection, Seria 7 e blinduar që mbron nga armët e zjarrit

BMW prezanton Concept 7 Protection, një sedan luksoz i blinduar i projektuar për të ofruar mbrojtje ndaj sulmeve me armë…

22 minutes ago