Vlora Çitaku, Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, bëri të ditur se sot u zhvillua takimi i parë i Grupit Punues, të cilit i është besuar hartimi dhe harmonizimi i Strategjisë Shtetërore për procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Çitaku, pjesë e këtij grupi, tha se përfaqësimi i partive parlamentare shqiptare në takim tregon se ekziston një ndërgjegjësim i përbashkët politik, qytetar, shtetëror dhe kombëtar për rëndësinë e çështjes.
None found
Në përputhje me frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, pjesëmarrësit shqyrtuan drejtimet kryesore të strategjisë, ndanë përgjegjësitë për hartimin e saj dhe miratuan planin e përgjithshëm të punës, sipas Çitakut.
“Synojmë që shteti i Kosovës t’u ofrojë çlirimtarëve tanë mbështetje të plotë në betejën e tyre në apel”, shkroi ajo.
Ajo njoftoi gjithashtu se, përveç punës për strategjinë, po vijon edhe angazhimi për hartimin e ligjit që synon të përforcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.
Çitaku vlerësoi se ruajtja e së vërtetës për luftën çlirimtare, si dhe e vlerave dhe trashëgimisë së UÇK-së, është një detyrim që qëndron përtej ndarjeve partiake. Ajo e përmblodhi këtë qëndrim me fjalët: “UÇK-ja na bashkon”.
Sipas saj, nevojitet bashkërendim për të kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, të cilin e cilësoi të padrejtë, si dhe për t’u siguruar çlirimtarëve të gjitha mjetet dhe garancitë juridike gjatë procesit të apelit.
“Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm, asnjë ditë dhe asnjë çast!”, përfundoi Çitaku.
AC Milani ka pësuar disfatë të madhe në shtëpi nga Bologna, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.Skuadra…
Një nga anijet më të famshme të historisë së lundrimit transatlantik pritet të fundoset në brigjet e Floridës, për t’u…
Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani ka regjistruar dy fitore në FIFA World Cup & Festival U15,…
Jérémy Mathieu, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Francës, ka rrëfyer hapur për periudhën e vështirë që përjetoi pas…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Kryeministri Edi Rama ftoi studentët të ulen në dialog dhe prezantoi një sërë masash mbështetëse. Ndër to janë rritja në…