Categories: kosovë

Charles Smith, gjyqtari amerikan që i dënoi me 81 vjet burg katër ish-krerët e UÇK-së

Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u lexua nga gjyqtari amerikan Charles L. Smith III, i cili drejtoi trupin gjykues të kësaj çështjeje.

Të lidhura

None found

Smith u emërua gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017. Krahas kryesimit të panelit në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shtetasi amerikan mban edhe postin e nënkryetarit të kësaj gjykate që prej 29 prillit 2020.

Përvoja e tij profesionale në Kosovë kishte filluar disa vjet përpara themelimit të Dhomave të Specializuara. Mes viteve 2010 dhe 2013, ai punoi si gjyqtar në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Gjatë këtij angazhimi, nga viti 2011 deri më 2013, Smith ishte pjesë e Gjykatës Supreme të Kosovës. Biografia e publikuar në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara tregon se në atë periudhë ai u zgjodh fillimisht nënkryetar dhe më pas kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Përpara se të angazhohej në Kosovë, Smith kishte ndërtuar një karrierë të gjatë brenda sistemit amerikan të drejtësisë. Në vitin 1990, ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të Distriktit të Katërt Gjyqësor të shtetit Iowa.

Nga viti 1996 deri më 2010, ai mbajti detyrën e kryegjyqtarit të këtij distrikti, ndërsa në të njëjtën kohë ishte edhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të Iowas.

Para emërimit në gjyqësor, Smith punoi si avokat privat gjatë periudhës 1970-1989. Praktika e tij përfshinte lëndë penale dhe civile, si dhe çështje në fushën e biznesit, tatimeve dhe trashëgimisë.

Arsimimin juridik e përfundoi në Universitetin Creighton në Shtetet e Bashkuara, ku në vitin 1970 fitoi gradën “Juris Doctor”. Po atë vit u anëtarësua në Odën e Avokatëve të Nebraskës, kurse në vitin 1971 u pranua në Odën e Avokatëve të Iowas, një prej shteteve amerikane më miqësore me Kosovën.

Që nga viti 2014, Smith është angazhuar gjithashtu si arbitër dhe ndërmjetësues.

Në Dhomat e Specializuara, ai ka drejtuar edhe trupin gjykues në procesin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ish-drejtues të OVL-UÇK-së. Përveç postit të nënkryetarit të gjykatës, Smith kryen edhe funksionin e gjyqtarit të lartë për ankesat e personelit.

të fundit

Hetimet ndaj Ballukut/ Bashkëpunimi për vilat e fshehura, paraqiten në SPAK vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi

Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen Balluku vijojnë, teksa raportohet se në…

4 minutes ago

Natë për t’u harruar për Ronaldon, Al Nassr pëson disfatë 4-0 dhe portugezi befason me veprimin e tij

Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më të vështira të kohëve të fundit, teksa Al Nassr u mposht me rezultatin…

7 minutes ago

Toni Kroos ironizon tre yjet e Gjermanisë: “Në Botëror nuk u vunë re

Toni Kroos ka thumbuar me ironi Jamal Musialën, Florian Wirtzin dhe Aleksandar Pavlovicin, gjatë një diskutimi për listën e parë…

8 minutes ago

Përparim Rama: Vendimi është i padrejtë, përpjekja për drejtësi vazhdon

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes…

10 minutes ago

Kurti pas vendimit në Hagë: Gjenocidi u krye nga Serbia, dënimi i krerëve të UÇK-së një padrejtësi

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ashpër ndaj dënimit në shkallën e parë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe…

10 minutes ago

Petro Koçi: I am critical of the Socialist Party, it has shown inability to fight corruption, Balluku? Rama took wrong steps

Në intervistën për News24, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, theksoi se është kritik ndaj partisë së tij për shumë…

22 minutes ago