Kryetari i Trupit Gjykues në Hagë, Charles L. Smith III, iu drejtua të pranishmëve në sallë me një thirrje për të mbajtur heshtje, duke nënvizuar seriozitetin e procedurave gjyqësore.
None found
“Ju lutemi me respekt të gjithëve që të qëndroni në heshtje. Mos harroni se gjendemi në një gjykatë dhe po trajtojmë çështje me peshë. Çdo shqetësim i rendit do të detyrojë gjykatën të ndërmarrë masa,” deklaroi Smith.
Duke sqaruar thelbin e këtij procesi, Smith theksoi se fokusi qëndron tek veprimet dhe sjellja e personave të akuzuar, e jo në ndonjë gjykim mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo objektivat e saj politikë.
“Ky proces gjyqësor lidhet me veprimet dhe sjelljet e të pandehurve në kontekstin e kësaj çështjeje. Ai nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe as me aspiratën e saj për një Kosovë të pavarur,” u shpreh ai.
Gjithashtu, ai sqaroi se gjykimi nuk synon të bëjë asnjë lloj krahasimi apo vlerësimi të përgjegjësive mes palëve të ndryshme të përfshira në luftë.
“Ky proces nuk ka për qëllim të peshojë përgjegjësitë e njërës palë kundrejt tjetrës. Ai nuk merret me veprimet e forcave paraushtarake dhe ushtarake që, pa dyshim, forcat serbe i kryen kundër shqiptarëve të Kosovës,” deklaroi Smith.
Ai shtoi se gjykimi nuk përfshin as ndonjë pretendim të përgjithshëm për vetëmbrojtje, por shtrihet vetëm mbi akuzat konkrete të ngritura në aktakuzë.
“Kjo çështje nuk sillet rreth ndonjë pretendimi për vetëmbrojtje. Pyetja e vetme është nëse krimet e pretenduara në aktakuzë janë kryer dhe nëse të akuzuarit mund të mbajnë përgjegjësi penale për to,” tha ai.
Smith specifikoi se bëhet fjalë për krime të dyshuara ndaj serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilat aktakuza i lidh me anëtarë të UÇK-së dhe me personat e akuzuar.
“Në këtë kontekst, përgjegjësia e të pandehurve është rreptësisht personale. Ky parim është i ngulitur në kuadrin juridik të Dhomave të Specializuara,” përfundoi kreu i Panelit të Trupit Gjykues.
LSDM, përmes një deklarate kërkon që Prokuroria të ndërmarrë veprime për atë që ata e quajnë "përvetësim" prej 5.5 milionë…
Kryegjyqtari Charles Smith në seancën vendimtare për katërshen e UÇK-së, ka deklaruar se ZPS nuk ka arritur të vërtetonte dyshimet…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në paraqitjen e tij në RTMV, foli për situatën aktuale të sigurisë, hetimin…
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim emisionin e pullave postare "Dëshmorët e Kombit – Tahir…
Sindikata e Punonjësve të Transportit ka zhvilluar një protestë këtë të mërkurë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar…
Gjyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999. Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit…