Categories: kosovësport

Challandes: Do ta sulmojmë Suedinë, Domgjoni do t’i jap freski kombëtares (VIDEO)

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes para ndeshjes me Suedinë ka thënë se ndeshjet e muajit shtator kanë treguar se Kosova e ka ndryshuar mentalitetin e saj dhe se ishte shumë i kënaqur me paraqitjen ndaj ekipeve si Greqia, Gjeorgjia dhe Spanja.

Ndeshjen ndaj Spanjës, Challandes e ka konsideruar si më të mirën prej se e ka marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës, me ç’rast shtoi se në atë ndeshje Kosova krijoi më shumë raste shënimi.

Challandes në konferencë për medie, të hënën bëri të ditur se Suedia është një kundërshtar shumë i vështirë, një ekip që ka bërë paraqitje të mira në Euro 2020, por se ndaj tyre Kosova duhet të tregojë se çfarë janë të aftë të bëjmë ndaj tyre duke provuar që t’i shkaktojmë probleme dhe t’i konkretizojmë rastet e krijuara.

Ndërkohë që Chaallandes ka folur për ardhjen e re në skuadër Toni Domgjoni për të cilin ka thënë se është një mesfushor modern me shumë cilësi dhe i cili njohët si lojtar që lufton dhe angazhohet shumë dhe do t’i jap shumë Kosovës edhe në fazën ofensive.

Tutje ai bëri të ditur edhe se Astrit Selmani tashmë është pajisur me pasaportë kosovare dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës.

Ndeshja Suedi-Kosovë zhvillohet më 9 tetor me fillim nga ora 18:00. Kosova përveç me Suedinë do të ndeshet edhe me Gjeorgjinë me 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

të fundit

Zaimina Vasjari shkëlqen në pozat e reja nga jahti luksoz, ndërsa vë në pah linjat trupore në paraqitje me bikini

Zaimina Vasjari ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po kalon në një…

21 minutes ago

Situata me zjarret në vend, raportohen 3 vatra aktive

3 vatra aktive zjarri raportohen gjatë 24 orëve të fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në vend raportohen…

1 hour ago

Alarmi i SPAK për Pastrim Parash të Krimit me Bankat / Raiffeisen Bank i dha kredi anëtarit të grupit që groposnin miliona euro

Skemë për Pastrim Parash / Resorti i Sekuestruar nga SPAK, pronë e Raiffeisen Bank. 2 vite më parë i dha…

1 hour ago

Pse Rusia do të dërgojë 75 minj dhe 1,000 miza në hapësirë më 20 gusht?

Rusia do të lëshojë më 20 gusht biosatelitin Bion-M Nr. 2 nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan, përmes raketës Soyuz-2.1b. Misioni…

1 hour ago

Pas një muaji në burg, lirohet Merion Mjekiqi/ Ka dy fjalë për avokatët që e ndihmuan

Prej më shumë se 1 muajsh, Meriton Mjekiqi ka qenë i arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me vëllain…

1 hour ago

Bebe Rexha paralajmëron bashkëpunimin e ri me Netsky – kënga publikohet këtë të premte

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim…

2 hours ago