Seanca konstituive e Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet e qershorit, do të mbahet më 6 gusht, duke filluar në orën 10:00. Vendimi është marrë nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
None found
Vullnet Bugaqku nga KDI-ja ka deklaruar se seanca e caktuar për të enjten duhet të organizohet duke respektuar procedurat e parapara në Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Ai ka shpjeguar se, jo më vonë se pesë ditë përpara zhvillimit të seancës konstituive, duhet të mbahet një takim mes kryetarit ose kryetares së legjislaturës së kaluar dhe drejtuesve apo përfaqësuesve të subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Bugaqkut, në këtë takim hartohet rendi i ditës që më pas duhet të procedohet gjatë seancës konstituive.
Duke iu referuar Rregullores së Punës së Kuvendit, ai ka bërë të ditur se axhenda e seancës së 6 gushtit duhet të nisë me formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve.
Më pas, rendi i ditës duhet të vazhdojë me betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe përzgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Bugaqku ka nënvizuar se Kuvendi mund të vlerësohet si i konstituuar vetëm nëse të gjitha këto pika përmbyllen me sukses brenda asaj dite.
Ai ka thënë se pret që në seancën e 6 gushtit të zbatohet dhe të respektohet rendi i ditës, i cili tashmë është përcaktuar përmes Rregullores së Punës së Kuvendit.
Në përfundim, Bugaqku ka rikujtuar se drejtimin e seancës konstituive e merr deputeti më i vjetër në moshë, ndërsa ai ndihmohet nga deputeti më i ri në moshë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…