Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku u takua me rektorin Armand Krasniqi, përfaqësuesit e menaxhmentit dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.
None found
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi procesin e reformimit të arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës.
Çeku deklaroi se sistemi i arsimit të lartë kërkon transformime të rëndësishme, përmirësim të standardeve dhe një bashkëpunim më të ngushtë me nevojat e zhvillimit të vendit.
“Rruga përpara është e qartë: ristrukturimi i arsimit të lartë. Universitete më të forta, programe më cilësore, kërkim shkencor më konkurrues dhe investim aty ku krijohet vlerë për studentët dhe shoqërinë”, ka shkruar Çeku.
Ministri nënvizoi se politikat e investimeve dhe reformat duhet të përqendrohen te rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe forcimi i kërkimit shkencor.
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë…
Ditën e sotme, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në…
Shoqata Kombëtare e Transportit Urban kundërshton rritjen e propozuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20% në 21%…
Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet…
Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth…