kosovë

Çekia i premton Kosovës bashkëpunim në aspektin e sigurisë

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë pritur në takim delegacionin e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha së bashku me kryetarin e Komisionit për punë të Jashtme dhe Mbrojtje, Pavel Fischer janë deklaruar për media.

Kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se është diskutuar për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë.

“Faleminderit për ndihmën që na bëhet nga Republika Çeke e cila është shumë dimensionale, në aspektin diplomatik në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kemi biseduar edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë”, tha Berisha.

Ndërkaq, Kryetari i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Çekisë, Pavel Fischer tha se përpos sigurisë në vend, Kosova ka shumë projekte në të cilat do ta ndihmojë Republika e Çekisë.

Ai theksoi se Kosova dhe Çekia të dy shtetet i japin njëra-tjetrës mbështetje të vazhdueshme.

“Komisioni merret me çështjet e jashtme dhe me të sigurisë. Kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ne shohim se ka shumë projekte të cilat mund të ndihmojmë për t’i dhënë atyre jetë në të ardhmen. Jo vetëm në fushën e sigurisë. Kolegët tonë na kanë lajmëruar që kanë dëshirë të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e kriminalitetit të kibernetikës ose në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Por edhe në bashkëpunim e mëtejshëm në mes dy ushtrive tona, sepse kryetari i ushtrisë tuaj Jashari do të vijë në Pragë për një vizitë të shkurtër edhe ne kemi diskutuar se çfarë është përmbajtja e bashkëpunimit tonë të ardhshëm. Komisioni jonë është ai që aprovon dërgimin e ushtarakëve tonë në Kosovë, siç e dini kontingjenti i ushtarëve çekë ekziston në Kosovë për shumë vite dhe sa herë diskutojmë për këtë çështje të gjithë kemi të njëjtin mendim dhe të njëjtin mbështetje për vendin tuaj. Ne jemi të mendimit që stabiliteti në Kosovë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Evropë. Kosova kuadrin e politikës së jashtme e sjell në një mënyrë të shkëlqyeshme në kuadrin e shteteve të Evropës dhe kemi një mendim të qartë sa i përket politikës së jashtme”, tha Fischer.

Takimi është zhvilluar i mbyllur për media, kurse delegacioni nga Çekia gjatë ditës do të takohen edhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

të fundit

Turqia do të ndërtojë aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 metra më e gjatë se ajo britanike

Jo vetëm në tokë dhe ajër, tani Turqia kërkon të dominojë edhe në ujë, të paktën sa I përket anije…

22 minutes ago

Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait…

2 hours ago

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen…

2 hours ago

Abuzimet me energjinë, OSSH kontrolle në 1500 subjekte: 3 milionë kWh të rikuperuara

Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Operatori i…

2 hours ago

Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

Barcelona ditën e sotme mori një lajm shumë befasues prej Nico Williamsit. Ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Athletic…

3 hours ago

Identiteti i Diogo Jotas u konfirmuar nga një provë kyçe e gjetur në vendin e aksidentit nga policia

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se identiteti i Diogo Jotas, yllit të Liverpoolit, është verifikuar përmes targës së makinës së tij,…

3 hours ago