Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtojë me 40 milionë euro buxhetin për mbrojtjen, pas situatës së tensionuar me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se me shtesën e fundit, buxheti për mbrojtjen e kalon nivelin e 200 milionë eurove apo 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, i cili është kriteri edhe për shtetet anëtare të NATO-s.
None found
Ndërkohë, në buxhetin e kaluar para pak ditësh, qeveria akordoi afërsisht 48 milionë lekë për mbrojtjen, gati 4 herë më pak më se buxheti i Kosovës. Nga ana tjetër, në vitin që po mbyllet, buxheti i Serbisë për mbrojtjen ishte 1426 miliardë dollarë.
Në mbledhjen e së mërkurës, ekzekutivi i Kosovës mori vendim edhe për shtesa të njëhershme prej 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët.
Krahas kësaj, qeveria miratoi disa projektligje dhe nisma për marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa ndau katër milionë euro për të mbështetur bujqit dhe bizneset për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e shtatorit të vitit të kaluar dhe janarin e vitit 2023.
Kjo ndarje buxhetore, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, bëhet përmes kursimeve të deklaruara nga organizatat buxhetore në vlerë prej mbi 54.3 milionë euro te projekte tjera ku kanë dinamikë më të shpejtë.
2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës. Burime…
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit…
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka dënuar fuqishëm vrasjen e Arlinda Zekajt në…
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur nivele rekord, në një proces zgjedhor që konsiderohet vendimtar për të ardhmen…
Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan…
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit…