Categories: kosovë

Bllokimi i Kuvendit të Kosovës përplas partitë, dilema mbi arsyet e ngërçit politik

Procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vijon të mbetet i bllokuar, pasi subjektet politike ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për daljen nga situata e krijuar.

Të lidhura

None found

Edhe pse një kompromis vazhdon të mungojë, PDK-ja po kërkon me këmbëngulje që seanca konstituive të vazhdojë.

Ky insistim ka hapur debat nëse synimi i PDK-së është rikthimi i procesit institucional në funksion apo ushtrimi i trysnisë ndaj partive të tjera.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse subjektet politike duhet t’i shtojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje përpara vazhdimit të seancës, me qëllim që procesi të mos zvarritet më tej.

Pamundësia e partive për të arritur kompromis po e lë Kuvendin në ngërç dhe po shtyn funksionalizimin e institucioneve.

Në këto rrethana ngrihet edhe dilema se me çfarë pasojash mund të përballet Kosova, nëse forcat politike vazhdojnë të mos pajtohen për një rrugëdalje të përbashkët.

Avdimetaj kërkon vazhdimin e seancës dhe përgjegjësi nga partitë për zhbllokimin institucional

Analisti dhe veprimtari Shefqet Avdimetaj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se PDK-ja ka të drejtë të kërkojë vazhdimin e seancës së Kuvendit. Sipas tij, në një sistem demokratik parlamentar, deputetët duhet të jenë brenda institucionit dhe jo jashtë tij.

Ai vlerëson se kërkesa për ta vijuar seancën mund të interpretohet si një përpjekje për ta kthyer procesin në binarët institucionalë dhe për t’i dhënë fund një bllokade që është zgjatur përtej çdo kufiri të arsyeshëm.

Megjithatë, Avdimetaj tërheq vëmendjen se rifillimi i seancës nuk duhet të përfundojë në një përballje të re politike pa asnjë rezultat.

“Nëse nuk ekziston vullneti për të votuar dhe për të marrë përgjegjësinë që ua ka dhënë qytetari, atëherë edhe vazhdimi i seancës mund të kthehet në një formë tjetër të bllokimit”, shprehet ai.

Sipas Avdimetajt, përgjegjësia për daljen nga ngërçi u takon të gjitha forcave politike, përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Vetëvendosjen, të cilat duhet të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje institucionale.

Ai nënvizon se kompromisi është element i demokracisë, por nuk mund të përdoret për t’ia imponuar vullnetin e një partie një subjekti tjetër. Në të njëjtën kohë, sipas tij, duhet të respektohet rezultati zgjedhor.

“Nuk mund të kërkojmë demokraci vetëm atëherë kur rezultati na pëlqen”, deklaron Avdimetaj. Ai shton se opozita gëzon të drejtën ta kundërshtojë, kritikojë dhe sfidojë shumicën brenda Kuvendit, por nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e qytetarëve përmes bllokadës politike.

Nga ana tjetër, ai thekson se edhe shumica duhet të jetë e vetëdijshme se mandati i marrë në mënyrë demokratike nuk i jep të drejtën të mos dëgjojë askënd.

“Kosova nuk ka nevojë për fitues të përkohshëm të një beteje politike. Ka nevojë për institucione funksionale”, shprehet Avdimetaj.

Ai paralajmëron se vazhdimi i ngërçit politik rrezikon të cenojë besimin e qytetarëve si te politika, ashtu edhe tek institucionet e Republikës së Kosovës.

Në vlerësimin e tij, shqetësimi kryesor nuk lidhet me partinë që mund ta fitojë përplasjen politike, por me mundësinë që “humbësi të jetë qytetari dhe shteti”.

Në përmbyllje, Avdimetaj u kërkon deputetëve të vijojnë seancën, të votojnë dhe të ushtrojnë përgjegjësinë që qytetarët ua kanë besuar.

“Në demokraci pushteti nuk merret me bllokadë. Pushteti fitohet me votë dhe humbet me votë”, përfundon Avdimetaj.

Dashi: Kosova nuk është pronë e partive, interesat personale dhe partiake duhet të tërhiqen përballë shtetit

Publicisti dhe veprimtari Gazmend Dashi, duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike, shprehet se qasja e PDK-së meriton të përshëndetet, nëse synon zhbllokimin e gjendjes dhe vënien në funksion të institucioneve. Por ai paralajmëron se veprime të tilla do të ishin të dëmshme për Kosovën, nëse pas tyre qëndrojnë interesa të ngushta personale ose partiake.

“Kosova nuk mund të trajtohet si pronë e asnjë partie politike dhe as si mjet për realizimin e interesave të individëve”, deklaron Dashi për “Bota sot”. Ai shton se një mënyrë e tillë veprimi do ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Dashi e cilëson shqetësuese gjendjen e tanishme institucionale, duke vlerësuar se dështimi për të ngritur dhe funksionalizuar institucione të qëndrueshme po e çon vendin drejt një cikli pasigurie politike. Sipas tij, institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit, jo të përdoren si instrumente për kontrollimin e pushtetit.

Duke iu referuar LDK-së, ai vlerëson se kjo parti e ka vendosur interesin shtetëror dhe kombëtar përpara interesit të ngushtë partiak. Dashi thotë se LDK-ja, edhe në rrethanat aktuale, po përpiqet të japë kontribut në gjetjen e një zgjidhjeje dhe në kapërcimin e kolapsit institucional.

Ai u bën thirrje subjekteve politike të heqin dorë nga inatet, përplasjet dhe përllogaritjet e ngushta, pasi Kosova, sipas tij, qëndron mbi çdo parti dhe ka më shumë rëndësi se cilido individ.

Dashi kërkon krijimin e një balance të shëndetshme në politikë, në mënyrë që asnjë subjekt të mos mund të qeverisë pa përgjegjësi dhe pa mbikëqyrje institucionale. Ai argumenton se pluralizmi demokratik mund të mbrohet dhe përqendrimi i pushtetit mund të parandalohet vetëm nëpërmjet një ekuilibri të tillë.

Në fund, publicisti bën thirrje për respektimin e Kushtetutës, funksionalizimin e institucioneve dhe ndërtimin e një kulture të re politike, në të cilën kundërshtari të konsiderohet pjesë e demokracisë dhe jo armik.

“Partitë vijnë e shkojnë, individët ndërrohen, por shteti mbetet”, përfundon Dashi, ndërsa mesazhin e mbyll me apelin: “Kosova mbi të gjitha! Shteti mbi partinë! Interesi kombëtar mbi interesin personal!”

të fundit

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, nën procedim drejtuesi i monitorimit dhe dy roje mjedisore

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës dhe për nxjerrjen përpara…

2 minutes ago

Koci kritikon ashpër Ramën: Zelensky sulmoi Kosovën, kurse ti po u kundërvihesh shqiptarëve

Melazim Koci ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin e Ukrainës për njohjen e Kosovës, duke…

7 minutes ago

VLEN pyet: A lidhen paralajmërimet e Ahmetit për largim nga politika me Artan Grubin?

Aktakuza ndaj Artan Grubit i ka ndezur gjakrat në BDI. Frika nga kujtesa e tij po e bën të vetën,…

12 minutes ago

Ahmeti: I Love Macedonia as Much as Mickoski and Crvenkovski Do; It Is the Land of My Ancestors and Me

Në 25 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet thirrur në folklorizma dhe…

14 minutes ago

Mosquito Alert in North Macedonia: 10 Measures to Prevent West Nile Fever

Në disa komuna të Shkupit është shpallur epidemi e etheve të Nilit Perëndimor, ndërsa autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve…

14 minutes ago

19-Year-Old Woman Dies in Crash on Strumica–Novo Selo Road, Drunk Driver Arrested

Ministria e Brendshme njoftoi se është ndaluar një banor i Strumicës, i cili, duke drejtuar një automjet nën ndikimin e…

15 minutes ago