kosovë

Blinken uron 17 Shkurtin, përsërit mbështetjen për dialog

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në 14-vjetorin e shtetësisë.

Në deklaratën e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ai ka thënë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, dhe se duhet të ketë këmbëngulje për të ndërtuar institucione demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Të lidhura

None found

Ai ka shprehur mbështetjen amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë proces si rrugë për të arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Blinken ka thënë se po ashtu shpreson që Kosova të zë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.“Si një prej demokracive më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin e bërë në këta 14 vjet. Nga ana jonë, ne jemi krenarë për mbështetjen e dhënë në këto përpjekje”.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashme dhe Diasporës, 117 vende të botës e kanë njohur atë.

Për 14 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë financiare dhe sportive.

Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera./REL

të fundit

Real Madridi triumfon bindshëm ndaj Racing Santanderit dhe regjistron fitoren e gjashtë radhazi

Real Madridi ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, këtë herë në udhëtim te Racing Santander.“Los Blancos” zhvilluan një tjetër sfidë…

1 minute ago

Sllaveski: Alta Bank customers have withdrawn 2 million euros; weekly limit set at 10,000 denars

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për shtyp, guvernatorit Trajko Sllaveski foli lidhur me funksionimin e Alta Bankës në Maqedoni.…

19 minutes ago

Students accept new subsidy model but demand that two conditions be met

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

19 minutes ago

Mbi 4 mijë arrestime në Britani pas ndalimit të “Palestine Action”, protestat tensionojnë përplasjen me policinë

Numri i arrestimeve në Britaninë e Madhe në lidhje me grupin “Palestine Action” ka kaluar shifrën katër mijë, pas ndalimit…

19 minutes ago

Protest against femicide held for the fifth consecutive night

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…

19 minutes ago

20th day of protests: Students and citizens march from the Ministry of Education toward the Prime Minister’s Office, calling for resignations and fireworks

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…

20 minutes ago