Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka komentuar gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut dhe përpjekjet për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
None found
Duke folur në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Blakaj e cilësoi si shqetësues arrestimin e një dëshmitari që kishte dhënë të dhëna të rëndësishme për vendndodhjen e mbetjeve mortore.
Sipas tij, dëshmitari kishte ndihmuar në sigurimin e informacionit për zbardhjen e fatit të së paku 23 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Blakaj tha se dyshimi ndaj tij për spiunazh tregon mungesë të vullnetit politik dhe se çështja nuk po trajtohet me karakter humanitar.
Ai theksoi se, edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës, një qasje e tillë krijon përshtypjen se synohet fshehja e fakteve dhe e të dhënave për krimet e rënda të kryera gjatë asaj periudhe.
Një pjesë të diskutimit Blakaj ia kushtoi edhe dosjeve ushtarake serbe. Ai tha se autoritetet e Kosovës nuk duhet të kufizohen vetëm te kërkesa për dosjen e Brigadës së 37-të të Motorizuar.
Blakaj rikujtoi se kjo dosje është bërë e njohur pasi Fondi për të Drejtën Humanitare kishte kërkuar qasje në të, ndërsa ajo ishte shpallur sekret shtetëror.
Ai vlerësoi se duhet të ekzistojnë qindra dosje të tjera që lidhen me brigada të ndryshme, njësi ushtarake dhe struktura të përbashkëta policore. Për këtë arsye, sipas tij, autoritetet kosovare duhet fillimisht të identifikojnë këto dokumente dhe më pas të kërkojnë hapjen e të gjithave, jo vetëm të një dosjeje.
Blakaj foli gjithashtu për përgjegjësinë e Bashkimit Evropian në zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi për personat e zhdukur. Ai sqaroi se deklarata e përbashkët dhe marrëveshja e përgjithshme i japin BE-së rol monitorues, ndërsa në rast të moszbatimit parashikohet edhe mundësia e masave ndëshkuese.
Megjithatë, ai tha se deri tani nuk është parë që Bashkimi Evropian ta ketë ushtruar këtë rol. Blakaj shtoi se, të paktën publikisht, nuk janë vërejtur sanksione ndaj Serbisë për moszbatimin e marrëveshjes dhe se nuk ka dijeni që një veprim të tillë ta kenë ndërmarrë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Al-Hilal po përgatit një ofertë prej 55 milionë eurosh për kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me synimin për ta…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës -…
Atletico Madridi ka arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, për kushtet personale të kontratës,…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se…
Edhe pse luajti vetëm gjysmë ore, Edon Zhegrova pati sërish ndikim pozitiv te skuadra e Juventusit, që të dielën mbrëma…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore…