Categories: kosovë

Bislimi kërkon që Kosova të mos e lëshojë mundësinë për t’u përfshirë në projektin amerikan të gazit

Faton Bislimi, përfaqësues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të gjejnë një rrugë për ta përfshirë vendin në projektin amerikan të gazit, duke e konsideruar këtë si një temë strategjike që tejkalon dimensionin energjetik. Sipas tij, diskutimi për gazin nuk duhet ngushtuar vetëm te kostoja apo te leverdia ekonomike, pasi çështja e energjisë lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë dhe politikën e jashtme.

Të lidhura

None found

Në emisionin “Intervista e javës”, në KosovaPress, Bislimi deklaroi se Kosova duhet t’i shqyrtojë të gjitha opsionet që do ta mundësonin përfshirjen në këtë projekt, qoftë përmes terminalit të gazit në Vlorë, qoftë përmes alternativave të tjera infrastrukturore. Ai theksoi se objektivi duhet të jetë që vendi të mos e humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e iniciativës amerikane.

Bislimi: Institucionet e Kosovës të gjejnë modalitetin për t’u përfshirë në gazin amerikan

“Ju e keni parë edhe një editorial të fundit të shkruar nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku kërkon edhe, me një fjalë, sugjeron që e kemi edhe një vetë afat, nëse s’gaboj, deri në mbylljen e dritares së përfshirjes së Kosovës në projektin e gazit amerikan. Tash, nëse jep edhe një vit në pyetje, është obligimi ynë si Kosovë, i institucioneve të Kosovës nesër, me gjetur modalitetin që të mos na mbyllet dritarja. Në momentin që mbyllet dritarja nuk ka më arsye. Mundemi me i dhënë një milion arsye, por dritarja është mbyllur. Është obligimi ynë me gjetur modalitetin që para se të mbyllet dritarja, Kosova të përfshihet në këtë projekt. Qoftë me alternativën e Vlorës, qoftë me alternativën e ndërtimit të gypave përmes Kosovës, një alternativë ekziston. Janë disa opsione. Ta zgjedhim atë më të mirin e mundshëm, i cili jo vetëm që përmbush interesat tona kombëtare ekonomike, por në të njëjtën kohë përmbush edhe interesat gjeostrategjike, pa e cenuar marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur që ky modalitet ka me u gjetur. Nëse nuk gjendet, është dështimi ynë”, theksoi Bislimi.

Ai tha se përfshirja në këtë nismë nuk duhet parë si një kushtëzim për raportet me Shtetet e Bashkuara, por si një rast që i shërben njëherësh interesave strategjike të SHBA-së dhe të Kosovës.

Sipas Bislimit, ndonëse mes Prishtinës dhe Uashingtonit ka pasur mospajtime për tema të ndryshme, përfshirë zhvillimet në veri dhe projektin e gazit, këto dallime nuk duhet të dëmtojnë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Si janë raportet e Kurtit me amerikanët?

“Mospajtime për qasje. Mospajtime për orientime. Ka pasur mospajtime. Ato janë publike. Ju e dini sa herë ka pasur mospajtime me intervenime që janë bërë në veriun e Kosovës. Ka pasur, ka pasur për veriun. Sot ka një lloj mospërputhje të opsioneve për gazin amerikan. Këto janë evidente”, potencoi ai.

Bislimi nënvizoi se Kosova nuk duhet të lejojë në asnjë rrethanë të largohet nga orbita e politikës së jashtme amerikane.

Bislimi: Kosova nuk guxon të lejojë për asnjë moment të dalë nga orbita e politikës së jashtme amerikane

“Kosova nuk guxon të lejojë për asnjë moment të dalë nga orbita e politikës së jashtme amerikane. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet t’i përcjellim edhe të luftojmë deri në pikën e fundit për interesat tona kombëtare. Jo, unë besoj që nuk kemi mundësi tjetër. Shiko, dalja nga orbita e politikës së jashtme amerikane nuk i lë asnjë hapësirë Kosovës për të qëndruar e vetme, sepse ne nuk kemi fuqi gjeopolitike as gjeostrategjike të jemi një farë lloj faktori përcaktues në politikën ndërkombëtare, as atë ballkanike, do të thoja. Fuqia jonë në politikën ndërkombëtare është e lidhur me përcaktimin tonë gjeostrategjik. Normal, ka oscilime, ka pasur, dihet. Ka marrëveshje dhe diskutime, por edhe këto mosmarrëveshje, edhe këto diskutime që bëhen shpeshherë, nuk duhet asnjëherë të kthehen as në kacafytje, e Zot mos e bë, në një lloj ndërprerjeje të marrëdhënieve”, tha ai.

Ai shtoi se diskutimi për projektin amerikan të gazit nuk duhet trajtuar vetëm si një çështje energjetike, por si një temë që prek drejtpërdrejt sigurinë dhe politikën e jashtme të Kosovës.

Bislimi vlerësoi se çdo nismë që vjen nga Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtohet në prizmin e interesave të Kosovës, por edhe në kontekstin e rëndësisë strategjike që ka partneriteti me Uashingtonin.

Bislimi: Çdo iniciativë që vjen nga Shtetet e Bashkuara duhet të analizohet në aspektin strategjik

“Në momentin që flasim për gazin, flasim për energjinë. Në momentin që flasim për energjinë, flasim për sigurinë. Në momentin që flasim për sigurinë, po flasim edhe për politikën e jashtme. Sepse sot ne jetojmë në një dinamikë zhvillimesh të jashtëzakonshme të politikës ndërkombëtare. Çfarëdo që neve na ofrohet nga Shtetet e Bashkuara edhe na kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, edhe sa herë që ne kemi qenë në anën e Shteteve të Bashkuara, ne kemi dalë fitimtarë. Kjo puna e gazit, po them, nuk e quaj veten për të qenë ekspert i energjisë as i gazit, por mendoj që Kosova nuk, edhe në aspektin ekonomik edhe në aspektin politik, ka gjithmonë dy anë të medaljes. Njëra anë e medaljes është ajo që e dëgjojmë përditë, rëndësia gjeostrategjike dhe gjeopolitike e përfshirjes së Kosovës në projektin e gazit amerikan. Ndërsa ana tjetër e medaljes janë interesat e Republikës së Kosovës karshi këtij projekti madhor, se nuk është projekt i vogël. Edhe unë besoj që ne duhet ta gjejmë atë modusin ku jemi pjesë, përfundimisht jemi pjesë e interesave gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, me gaz e pa gaz. Domethënë, nuk është ideja që në qoftë se ne e marrim gazin, ky është benefiti, në qoftë se ne nuk e marrim gazin, ky është dënimi”, theksoi ai.

Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane foli edhe për peshën që ka pasur komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në proceset historike të lidhura me Kosovën, duke e cilësuar diasporën një faktor të rëndësishëm në përfaqësim dhe lobim për interesat e vendit.

Sipas tij, komuniteti shqiptaro-amerikan ka luajtur rol të veçantë në vendosjen e çështjes së Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane dhe në krijimin e mbështetjes për proceset që çuan drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ky është roli që ka komuniteti shqiptaro-amerikan për çështjen e Kosovës

“Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës është gur themeli i lirisë edhe i pavarësisë së Kosovës. Njerëzit tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të pamundurën për ta sjellë mbarë Kosovën në agjendën e politikës së jashtme amerikane. Përfundimisht, shumë më shumë. Edhe në aspektin e lobimit, e thatë edhe ju në pyetjen tuaj, edhe në aspektin e koordinimit. Shiko, nuk mund të pretendosh tash ti se e ke ambasadën edhe e ke ministrinë e jashtme, e tash nuk të vlen komuniteti shqiptar në Amerikë. Komuniteti shqiptar në Amerikë është ambasadori më i mirë i përfaqësimit të Kosovës. Ka dallim në qasje, por kurrë në kauzë. Kauza ka qenë gjithmonë e njëjtë, kauza ka qenë t’i shërbejmë Kosovës, ta ngremë në piedestal marrëdhënien Kosovë-Amerikë”, përfundoi Bislimi.

Çështja e përfshirjes së Kosovës në projektet amerikane të gazit është kthyer në një prej debateve më të mëdha sa i përket politikës energjetike dhe marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Ky projekt, që lidhet me zhvillimin e infrastrukturës së gazit në rajon, është mbështetur nga pala amerikane si një mundësi për të diversifikuar burimet energjetike dhe për të forcuar sigurinë energjetike të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor. Mbështetësit e tij argumentojnë se një lidhje e tillë do të ulte varësinë nga burimet aktuale të energjisë dhe do të krijonte një alternativë më të qëndrueshme për sektorin energjetik.

Partitë e ish-opozitës në Kosovë i kanë kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ta rishqyrtojë qëndrimin e tij dhe ta pranojë përfshirjen në projekt, duke e parë gazin amerikan jo vetëm si investim energjetik, por edhe si sinjal politik për ruajtjen e raporteve të afërta me Uashingtonin. Sipas kritikëve të qeverisë, refuzimi ose vonesa në marrjen e vendimit mund të ndikojë në raportet me aleatin kryesor strategjik të Kosovës.

Nga ana tjetër, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka mbajtur një qasje më të rezervuar ndaj këtij projekti. Sipas saj, vendimet për sektorin energjetik duhet të mbështeten në analiza të plota ekonomike, në fizibilitet dhe në interesin afatgjatë të Kosovës. Sipas tyre, Kosova nuk është kundër gazit amerikan, por ka kërkuar një vlerësim më të detajuar të alternativave dhe të përfitimeve konkrete.

të fundit

Vrasja e 50-vjeçarit Edmond Sula në Vorë, zbulohet pista që po heton policia, dyshohet se autori…

Edmond (Ali) Sula, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë,…

6 minutes ago

Opta nxjerr Francën si favorite për Botërorin 2026, ndërsa Argjentina mbetet e fundit mes katër gjysmëfinalisteve

Katër kombëtaret më të mira në renditjen FIFA do të përballen në gjysmëfinalet e Botërorit 2026, në një fazë ku…

21 minutes ago

Skopje Appeals Court Partially Increases Compensation for Ziadin Sela, Awards 7.8 Million Denars for the April 27 Events

Gjykata e Apelit në Shkup ka nxjerrë një aktgjykim të formës së prerë, duke pranuar pjesërisht ankesën e politikanit Ziadin…

25 minutes ago

Gruevski rejects claims that the confiscated apartments belong to him: They have never been my property

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin "Parcelat në Vodno" janë të tijat.…

25 minutes ago

Analyst warns of political developments if parties fail to reach agreement, backstage details also revealed

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë politike kanë nisur lëvizjet…

25 minutes ago

Bislimi urges Kosovo not to miss the chance to join the American gas project

Përfaqësuesi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të gjejnë një zgjidhje për përfshirjen…

26 minutes ago