Categories: kosovë

Berisha reagon ndaj aktgjykimit në Hagë: Vendim i paprecedentë, nuk ka ndodhur askund

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, iu bashkua protestës së organizuar para objektit të Qeverisë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Të lidhura

None found

Ai deklaroi se kishte qenë i bindur që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të liroheshin nga Specialja.

“Kam prit që kanë me i liru. Jam kanë i bindur që kanë me u liru dhe kam mendu që nuk i dënon as aleatët tonë, çlirimtarët tonë. Kjo është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhë ndonjëherë diku”, u shpreh Berisha.

Sipas deputetit, vendimi ka nxjerrë në pah se UÇK-ja nuk po shërben si faktor bashkues për qytetarët e Kosovës, por po krijon një ndarje ndërmjet atyre me ndjenja atdhetare dhe të tjerëve që, siç tha ai, nuk i kanë këto ndjenja.

“Po thonë plot që UÇK-ja na bashkon, por po shihet se UÇK-ja po na ndan në njerëz atdhetarë dhe do të tjerë që nuk i kanë këto ndjenja”, shtoi ai.

të fundit

Huthit godasin sërish Riadin, raketa balistike drejt aeroportit kryesor dhe anulime fluturimesh

Rebelët e Huthit kanë goditur përsëri aeroportin e Riadit pasi autoritetet saudite thanë se kishin arritur të ndërprisnin dy raketa…

3 minutes ago

The 131st protest against the government takes place in Tirana

Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…

9 minutes ago

McGrath after meeting with Rama: Albania belongs in the EU, reform momentum must continue

Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse…

10 minutes ago

Garment industry in deep crisis: 25,000 jobs lost and 150 factories closed

Fasoneria shqiptare po përballet me vështirësi të thelluara. Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur industria e manifakturës, sot…

10 minutes ago

Petrova: Bulgaria maintains the same demands for North Macedonia’s European path

"Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por kushtet për përparimin e saj mbeten të pandryshuara nga viti 2022", tha ministrja…

11 minutes ago

Në Tiranë zhvillohet protesta e 131-të kundër qeverisë

Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…

11 minutes ago