Sali Berisha u tha aleatëve opozitarë, gjatë takimit në selinë blu, se largimi i opozitës nga institucionet do të ishte në interes të Edi Ramës. Duke iu përgjigjur propozimeve të tyre, kreu i PD-së kërkoi që beteja opozitare të vazhdojë edhe brenda Kuvendit.
Sipas Berishës, kryeministri dëshiron që opozita të mbetet jashtë institucioneve, ndaj një vendim për t’i braktisur ato duhet diskutuar duke pasur parasysh kujt do t’i shërbente. Ai e cilësoi protestën si rrugën e vetme për të kërkuar largimin e Ramës dhe tha se kjo nuk mund të pritet vetëm nga SPAK, të cilit në fjalën e tij iu referua si “SKAP-i”.
None found
Qëndrimin në favor të protestave e mbështeti edhe Tedi Blushi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Ai i bëri thirrje PD-së dhe aleatëve të organizojnë një protestë kombëtare më 8 Tetor, ditën kur pritet që Kuvendi të votojë draftin e PS-së për Reformën Territoriale.
Në tryezën me aleatët opozitarë, Blushi kërkoi që tubimi të mos përfshijë vetëm banorët e 15 bashkive që parashikohet të preken nga reforma. Sipas tij, seanca e thirrur të enjten është një mundësi që shqiptarë nga i gjithë vendi të mblidhen para Kuvendit të Shqipërisë dhe t’i tregojnë kryeministrit se në Republikën e Shqipërisë vendosin shqiptarët.
Shqipëria zbret në fushë me një formacion 4-3-3 në përballjen e Ligës së Kombeve ndaj Finlandës, me përzgjedhësin Rolando Maran…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në Mitrovicë janë kujtuar dhe nderuar Adem Beqiri, Idriz Rrecaj…
Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politikë gjatë takimit në selinë blu, duke u ndalur…
Kryeministri i ngarkuar i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që në Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, u pyet edhe nëse Shërbimi Informativ Shtetëror,…