Categories: kosovë

Bekim Haxhiu paralajmëron ankesë në Supremen, kërkon rinumërim të votave për kandidatët e PDK-së

Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se rastin e tij do ta çojë në Gjykatën Supreme, me kërkesë për rinumërimin e votave të kandidatëve të kësaj partie.

Ai bëri të ditur se avokati i tij po përgatit ankesën, e cila, sipas tij, do të dorëzohet brenda afatit të paraparë ligjor, transmeton IndeksOnline.

Të lidhura

None found

“Afati për dorëzimin e ankesës është deri nesër në ora 12:30, por besoj që avokati im do ta paraqesë atë në Gjykatën Supreme që nesër në mëngjes”, deklaroi Haxhiu.

Sipas tij, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve të PDK-së dhe ai pret që Gjykata Supreme të marrë një vendim në favor të kërkesës së tij.

“Besoj që Gjykata Supreme do të nxjerrë vendim në favorin tim, sepse ka bazë për t’u rinumëruar votat e kandidatëve të PDK-së”, tha Haxhiu.

Një ditë më herët, ai kishte shprehur dyshime lidhur me procesin e rinumërimit të votave të urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke pretenduar se mostrat për rinumërim nuk janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme dhe se në 185 vendvotime janë konstatuar ndryshime në rezultatet e kandidatëve.

Haxhiu kishte nënvizuar se ankesa synon të sigurojë një rezultat të saktë zgjedhor dhe të garantojë respektimin e votës së qytetarëve.

të fundit

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Bashkimi Evropian paralajmëron linjat ajrore të shmangin qiellin mbi Ngushticën e Hormuzit

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Evropian…

4 minutes ago

Gaza nën sulme të reja/ 9 viktima palestineze, përfshirë një fëmijë dhe një oficer policie

Të paktën nëntë persona humbën jetën sot në Rripin e Gazës si pasojë e operacioneve izraelite, bëjnë të ditur burime…

4 minutes ago

Zyrtare: Leandro Trossard transferohet te Besiktasi pas largimit nga Arsenali

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Leandro Trossard, i cili ka kompletuar transferimin te Besiktasi.Sulmuesi belg ka nënshkruar një kontratë…

5 minutes ago

Albania in the Eyes of the German Press: Protests Not Extinguished Even by Kanye West’s Appearance

Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai donte të përmirësonte imazhin e tij…

6 minutes ago

Tragedy in Brussels: Victims Found in Elevator After Fire, Six Missing

Një incident i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Bruksel, ku autoritetet kanë gjetur disa viktima të pajetë brenda…

6 minutes ago

Accused of at least 22 rapes against 14 women, suspected of 58 victims – The shocking case of the 68-year-old in Berlin!

Prokuroria e Berlinit ka zyrtarizuar një dosje të rëndë penale kundër një të moshuari 68 vjeç, i cili përballet me…

6 minutes ago