kosovë

Begaj takim me Kurtin në Prishtinë, diskutime për Kosovën dhe rajonin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi në Prishtinë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas takimin dypalësh me praninë e delegacioneve përkatëse.

Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë.

Të lidhura

None found

“Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”, – u shpreh Presidenti Begaj, bashkë me urimin që ditët e mira për shqiptarët të vazhdojnë të jenë të tilla, që të dyja vendet të kenë ardhmëri më të mirë.

“Kemi mundësi të përparojmë dhe të jemi faktor i rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit” -u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar se për Shqipërinë mbrojtja dhe promovimi i Kosovës është në çdo agjendë ndërkombëtare.

“Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm”- vlerësoi Presidenti i Republikës”

Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si ditën që solli lirinë mbi vuajtjet, mbi persekucionin, mbi spastrimin etnik, mbi gjenocidin dhe kjo liri, – u shpreh ai, – është e të gjithë atyre atdhetarëve që dhanë jetën, sakrifikuan dhe kontribuuan për Kosovën.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe për këtë angazhim, si dhe për lobimin në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, mori falënderime dhe mirënjohjen nga Kryeministri Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi, Presidenti i Shqipërisë, në vijimësi të iniciativave, të cilave u është përkushtuar, propozoi që edhe Kosova të shpallë festë kombëtare 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.  Për këtë kërkesë ai gjeti aprovimin e Kryeministrit Kurti.

Gjatë bisedës u trajtuan edhe çështje të shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, ku një rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për lehtësimin e studimor të njohjes së historisë sonë nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve mes shkollave.

të fundit

Kurti zhvilloi takim me përfaqësuesit e nismës “America250”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i…

58 seconds ago

Iniesta: Spanja mund të shkojë te trofeu, por suksesi lidhet me rolin vendimtar të Lamine Yamal

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta, beson se shanset e kombëtares spanjolle për të fituar Kupën e Botës 2026…

3 minutes ago

Martinez para sfidës me Kroacinë: Ronaldo mbetet figurë kyçe dhe kapiten i Portugalisë

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka analizuar përballjen ndaj Kroacisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës…

4 minutes ago

Koçiu për incidentet në protestë: Çdokush që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe…

19 minutes ago

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare,…

21 minutes ago

SHBA-Iran, 18 korriku data e raundit të ardhshëm të bisedimeve, fondet e ngrira mbeten të kushtëzuara nga Hormuzi

Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të mbahet më 18 korrik, sipas raportimeve mbi…

22 minutes ago