Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano bëri me dije se nuk do të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiçit në forumin që do të mbahet në Zvicër. Ndërkohë në njoftimn ku mësohet se Kurti do të jetë në Davos, nuk është publikuar agjenda e tij.
“Kryeministri Kurti javën e ardhshme do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, sa i përket agjendës së kryeministrit atje, ende nuk është përfundimtare, kështu që do të njoftoheni me kohë për takimet që do të mbahen në margjinat e forumit”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë së Kosovës.
Për herë të fundit, dy liderët janë takuar në Bruksel në shtator të vitit të kaluar në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës do të mbahet nga data 15 janar dhe pritet të zgjasë 4 ditë ndërsa motoja e edicionit të 54-t të tij është “Rindërtimi i besimit”.
Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të…
Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund. Një tjetër përplasje në shtëpi ka ndodhur mes Mirit…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz. Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në…
Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët…
Dua Lipa publikoi në rrjetet e saj sociale foto nga udhëtimi në Paris me partnerin e saj, Calum Turner dhe…
Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1…