kosovë

BE kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

Kosova duhet t’i pezullojë operacionet e policisë së saj rreth ndërtesave të komunave në veri të vendit, si hap i parë për uljen e tensioneve, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës, që e kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme”, tha Borrell për gazetarët në Bruksel.

Të lidhura

None found

“Ne, si BE, qëndrojmë prapa NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit, në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, shtoi ai.

Borrell tha se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe se i ka ftuar ata që “ta qetësojnë situatën menjëherë dhe pa kushte”.

Ai, po ashtu, tha se BE-ja pret që palët të angazhohen në dialog dhe ta hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes drejt normnalizimit të marrëdhënieve.

të fundit

Zbardhet dinamika e tragjedisë me tre viktima në Fier/ Çifti Plaka ishte nisur për në punë, Refit Buzi u fut në banesë dhe…

Zbardhet dinamika e plotë të tragjedisë së ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ngjarje që u mbyll me tre viktima.…

4 minutes ago

BQE zbulon 10 propozime për hartimin e ri të euros, publiku do të votojë për fituesin

Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të parat që do të ridizenjohen që nga hedhja…

9 minutes ago

KFV Prishtina forcon aleancën spanjolle përmes FC Andorra-s, një tjetër shteg i hapur për talentet kosovare drejt elitës së futbollit

KFV Prishtina ka zyrtarizuar një tjetër partneritet strategjik me futbollin spanjoll, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me FCA International, akademinë ndërkombëtare…

21 minutes ago

Police Operation in Haraçina, 25-Year-Old Busted with Significant Amount of Drugs

Një 25-vjeçar nga Haraçina është arrestuar pasi policia gjeti dhe sekuestroi mbi dy kilogramë marihuanë gjatë një bastisjeje të kryer…

31 minutes ago

Diplomatic clash after Belgrade’s bid for OSCE, concrete measures demanded against nationalist rhetoric

Në fillim të muajit korrik, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joan Pons Sampietro, bëri të ditur se Serbia kishte…

32 minutes ago