kosovë

BE-ja konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin për dinarin

Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në një takim në Bruksel më 27 shkurt për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë.

Nga Kosova konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se ftesës së BE-së i është përgjigjur pozitivisht Banka Qendrore e Kosovës, pa dhënë emra se kush do të jetë pjesë e delegacionit. Por, Radio Evropa e Lirë merr vesh se Kosova në takim do të përfaqësohet nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. Ndërkaq, sipas medias serbe, Tanjug, në takimin e 27 shkurtit, Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

BQK-ja tha se edhe më herët ka shprehur gatishmërinë që të takohet me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, për të lehtësuar transferimin e parave, përmes kanaleve bankare, pas hyrjes në fuqi të rregullores së saj më 1 shkurt, e cila arasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme.

“Në këtë kuptim, [BQK-ja] edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në përgjigjen e BQK-së dërguar REL-it.

Ndërkaq, zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme, Nabila Massrali, nuk saktësoi se kush do të marrë pjesë, por tha se takimi do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të flitet për “gjetjen e zgjidhjeve”.

Javën e kaluar, kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takim, duke e akuzuar të dërguarin evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, se ka shkelur parimin e caktimit të agjendës së takimit, pa pajtimin e palëve.

“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut, i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për qarkullimin e valutave nga BQK-ja”, tha Masralli.

Sipas BE-së, takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e njëjtë të takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.

“Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, tha zëdhënësja duke shtuar se detajet për takimin do të jepen më vonë.

Bashkimi Evropian po kërkon që çështja e ndalimit të dinarit serb të zgjidhet përmes dialogut.

Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, po kërkojnë që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, pasi ka argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se rregullorja do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, jo më të gjatë se tre muaj, ndërkaq kryeministri Albin Kurti, ka insistuar se vendimi nuk do të zhbëhet.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

të fundit

Edmond Spaho thirrje demokratëve të mbështesin Ervin Salianjin, “shpërthen” kundër Berishës e Nokës: PD ka rënë në moçal

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaron se është kundërshtar i vendosur i Ervin Salianjin, por thekson se pavarësisht dallimeve…

1 minute ago

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT, e pësojnë dhe personat që ndërtuan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë…

1 hour ago

Trump i prerë: Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit.…

1 hour ago

ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të…

2 hours ago

Eksporti i shërbimeve kontabël/ Pse kompanitë europiane po zgjedhin Shqipërinë

Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaja, kryesisht italiane. Një program i specializuar zhvillimi…

2 hours ago

“Sot do të merrni vendime të rëndësishme”/ Emocione të forta dhe kthesa të papritura në horoskopin e kësaj të shtune, 27 dhjetor 2025

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo…

2 hours ago