Categories: kosovë

BE-ja kërkon përmbajtje pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë e rajon që të ruajnë përmbajtjen pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të vijojnë punën në përmbushje të mandatit të tyre, pa ndërhyrje.

“Procesi i drejtësisë duhet të vazhdojë rrjedhën e vet, çka ka rëndësi të veçantë për viktimat. Autoritetet duhet të sigurojnë mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në të gjithë Kosovën”, u shpreh Mercier.

BE-ja tha se e ka marrë në shqyrtim aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po e ushtrojnë drejtësinë përmes procedurave të drejta, të paanshme dhe të pavarura, duke u mbështetur në parimin e përgjegjësisë individuale penale.

Mercier theksoi se personat e dënuar mund ta kundërshtojnë aktgjykimin përmes apelimit para një paneli të posaçëm të gjyqtarëve të Apelit.

Njëkohësisht, Bashkimi Evropian rikonfirmoi mbështetjen për Dhomat e Specializuara, duke rikujtuar se ato u themeluan në bazë të vendimeve të Kuvendit të Kosovës të viteve 2014 dhe 2015 dhe veprojnë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës.

Sipas BE-së, veprimtaria e këtyre institucioneve ka rëndësi për vendosjen e përgjegjësisë penale, drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për procesin e pajtimit.

“Duhet të krijohet një mjedis ku nuk ka frikë dhe hakmarrje, ndërsa viktimat dhe dëshmitarët duhet të mbrohen”, deklaroi Mercier. / REL

të fundit

Canadian poet Anne Carson named winner of the 2026 Nobel Prize in Literature

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, është vlerësuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026. Carson, 76 vjeç,…

12 seconds ago

Traveler denied having anything to declare, but more than 30,000 euros were found in his car

Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës…

2 minutes ago

Shiroka-Pula and Kurti agree on cooperation at their first meeting

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes…

2 minutes ago

Anne Carson shpallet fituese e Nobelit në Letërsi për ndërthurjen e poezisë me traditën klasike

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për këtë vit. [...]Read More...

2 minutes ago

Udhëtari mohoi se kishte diçka për të deklaruar, por në veturë iu gjetën mbi 30 mijë euro

Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës…

9 minutes ago

Shiroka-Pula dhe Kurti dakordohen për bashkëpunim në takimin e tyre të parë

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes…

9 minutes ago