Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit që të mundësojnë vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Serbi.
Në një reagim me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka porositur se vizita e ministrit Sveçla, në Serbi është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut për vizitat zyrtare.
“Prandaj Serbia duhet të lejojë që kjo vizitë të ndodhë”, është shprehur zëdhënësi Stano.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte konfirmuar në fillim të janarit se autoritete serbe e kanë refuzuar kërkesën e bërë për vizitë në Luginën e Preshevës.
Në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia tashmë kanë marrëveshje për zhvillimin e vizitave zyrtare ne shtete respektive.
Në këtë rrafsh, zëdhënësi Stano ka apeluar tek palët që të zbatojnë në plotni dhe mënyrë të pakushtëzuar të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë Marrëveshjet për vizitat zyrtare dhe lirinë e lëvizjes.
“Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme për të lehtësuar diskutimet për të gjetur zgjidhje”, porositë zëdhënësi Stano.
Krim i rëndë në një familje në Bulqizë. Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka plagosur me…
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar duke paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve online.…
Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Rama në Divjakë. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa më e…
Mesfushori i Barcelonës, Gavi e ndoqi ndeshjen e Championsit nga tribuna për shkak të dëmtimit. Pas përfundimit të sfidës me…
Një aksident tragjik ndodhi në 27 janar duke marrë jetën e shtatë tifozëve, që ishin mbështetës të PAOK-ut. Ngjarja e…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takimin me fermerët për Skemën Kombëtare 2026. Gjatë fjalës së tij ai tha…